Nikolloski: Punojmë në mënyrë intensive në pjesën më të vështirë të autostradës Ohër - Kërçovë
- Autostrada nga Ohri deri në Kërçovë po ndërtohet me një dinamikë të fortë, në pjesën më të vështirë malore të shpateve, njoftoi zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski, në profilin e tij në Fejsbuk, ku ndau edhe një video.
Shkup, 29 nëntor 2025 (MIA) - Autostrada nga Ohri deri në Kërçovë po ndërtohet me një dinamikë të fortë, në pjesën më të vështirë malore të shpateve, njoftoi zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski, në profilin e tij në Fejsbuk, ku ndau edhe një video.
"Punë intensive në pjesën më të vështirë të autostradës Ohër - Kërçovë. Me projekte të reja, po punohet për zgjidhje të plotë dhe stabilizim të shpateve më problematike të rrugës. Po ndërtojmë Maqedoninë", shkroi zëvendëskryeministri Nikolloski. mb/
Foto: MIA