Nikolloski: Maxhir Mëhalla është shembulli se pse janë të nevojshme ndryshimet në Komunën Qendër, me Labudoviqin si kryetar i ardhshëm i komunës do ta zgjidhim kaosin urbanistik
- Kushtet supstandarde në Maxhir Mëhallë tregojnë më së miri si po shkatërrohet Komuna Qendër dhe pse janë të nevojshme ndryshimet në këtë komunë, theksoi sot nënkryetari i VMRO-DPMNE-së dhe ministër i Transportit, Aleksandar Nikolloski.
Shkup, 28 tetor 2025 (MIA) - Kushtet supstandarde në Maxhir Mëhallë tregojnë më së miri si po shkatërrohet Komuna Qendër dhe pse janë të nevojshme ndryshimet në këtë komunë, theksoi sot nënkryetari i VMRO-DPMNE-së dhe ministër i Transportit, Aleksandar Nikolloski.
"Kjo pjesë është pjesa e kryeqytetit - zemra e Shkupit. Për fat të keq, njerëzit këtu jetojnë në kushte supstandarde. Këtu mund të shihni në praktikë se si duket kaosi urbanistik dhe krijimi i urbanizmit vetëm në interes të individëve. Sepse disa individë, të afërt me udhëheqjen aktuale të Komunës Qendër, nuk mund të gjejnë këtu ineres financiar apo biznes, prandaj njerëzit jetojnë në një situatë që nuk i përshtatet shekullit të 21-të. Me rrugë të dëmtuara, pa ujësjellës dhe kanalizim të përshtatshëm, me çështje pronësore të pazgjidhura dhe në kushte supstandarde", theksoi Nikolloski i cili së bashku me kandidatin për kryetar të Komunës Qendër, Mirosllav Labudoviq, sot vizituan dhe biseduan me banorët e Maxhir Mëhallës.
Kjo është kështu, pasi, siç theksoi Nikolloski, Komuna fare nuk i lejoi të zhvillohen.
"Mund ta imagjinoni, nëpër këtë rrugicë të ngushtë duhet të kalojnë të gjithë ata që do të jetojnë në këto ndërtesa të reja që po ndërtohen, ndërsa nga ana tjetër, njerëzit nuk mund të arrijnë as deri te shtëpitë e tyre. Kjo tregon më së miri mënyrën se si po shkatërrohet Komuna Qendër dhe pse janë të nevojshme ndryshimet në këtë komunë. Unë jam shumë i hapur, si për Komunën Qendër ashtu edhe për Komunën e Karposhit, flas që nga momenti kur jam zgjedhur ministër. U kam propozuar të dy komunave dhe të dy kryetarëve aktualë të miratojmë ligje të posaçme që do ta mbronin zhvillimin dhe jetesën urbane në të njëjtën kohë — të dy nuk ranë dakord", theksoi Nikolloski.
Ai shtoi se, së bashku me Labudoviqin, që e quajti "kryetarin e ardhshëm të Komunës Qendër", do të punojnë për zgjidhjen e këtyre problemeve, dhe njerëzit më në fund të kenë kushte të denja për jetesë. qa/
Foto: VMRO-DPMNE