• сабота, 17 јануари 2026

Nikolloski - Hricova: Nga marsi linjë e re ajrore Ohër - Bratislavë, do t'i rrisim lidhjet ekonomike dhe turistike mes dy vendeve

Nikolloski - Hricova: Nga marsi linjë e re ajrore Ohër - Bratislavë, do t'i rrisim lidhjet ekonomike dhe turistike mes dy vendeve

Shkup, 16 janar 2026 (MIA) – Vendosja e linjës së re ajrore Ohër – Bratislavë dhe përmirësimi i marrëdhënieve ekonomike dhe tregtare Maqedoni e Veriut – Sllovaki ishin temë e takimit të sotëm ndërmjet zëvendëskryetarit të Qeverisë dhe ministër i Transportit, Aleksandar Nikolloski dhe ambasadores së Sllovakisë, Iveta Hricova.
 
Siç bënë të ditur nga Ministria e Transportit, linja Ohër – Bratislavë, e cila vendoset nga marsi i këtij vitit përmes kompanisë “Vizer”, do të kontribuojë për lidhje më të mirë mes të dyja vendeve, ndërsa në funksion të zhvillimit të turizmit dhe sektorit të biznesit”, konfirmuan dy bashkëbiseduesit. 

Zëvendëskryeministri Nikolloski, bëhet e ditur, theksoi se Qeveria i kushton veçanërisht kujdes zhvillimit të komunikacionit ajror, ndërsa vendosja e kësaj linje ajrore do t’i afrojë lidhjet ekonomike mes të dyja vendeve. 

“Në takim u konfirmuan marrëdhëniet e mira dypalëshe midis Maqedonisë dhe Sllovakisë, u diskutua për forcimin e bashkëpunimit tregtar, marrëdhëniet politike dhe inkurajimin e klimës së biznesit. Zëvendëskryeministri Nikolloski theksoi se vendi është në një cikël të fortë investimesh në zbatimin e projekteve kapitale, të cilat kanë një dimension rajonal dhe japin kontribut të madh në zhvillimin e bashkëpunimit rajonal përmes modernizimit të infrastrukturës së transportit” thuhet në kumtesë.

Nikolloski njëherësh dërgoi urime për zgjedhjen e ambasadores gjatë kësaj duke shprehur mirënjohje për bashkëpunimin e deritanishëm dhe e theksoi nevojën e intensifikimit të bashkëpunimit të tillë në veprimtaritë me interes të përbashkët për të dyja vendet, qëndron në kumtesë. fc/

Foto: Ministria e Transportit 



Остани поврзан