Nikolloski hapi Forumin ekonomik të Vjenës
- Kisha nderin të hapë Forumin ekonomik të Vjenës, njoftoi në rrjetin social të Fejsbukut zëvendëskryministri dhe ministër i Transportit, Aleksandar Nikolloski.
Vjenë, 17 nëntor 2025 (MIA) - Kisha nderin të hapë Forumin ekonomik të Vjenës, njoftoi në rrjetin social të Fejsbukut zëvendëskryministri dhe ministër i Transportit, Aleksandar Nikolloski.
Forumi Ekonomik i Vjenës (VEF) inkurajon bashkëpunimin ekonomik mes vendeve në rajon "nga Adriatiku në Detin e Zi" dhe bashkon komunitetin e biznesit, istitucionet dhe palët e interesuara politike me fokus në zhvillimin e projekteve të përbashkëta në infrastrukturë, energji, digjitalizim dhe inovacion.
VEF është platformë e rëndësishme për dialogun ekonomik rajonal dhe kontribuon në mënyrë aktive në përmirësimin e klimës së biznesit dhe tërheqjen e investimeve në rajon, shkruan Nikolloski në njoftimin e tij. qa/