Nikolloski: Fuqishëm po punojmë në rikonstruksionin e qarkores Kriva Pallankë
- Zëvendëskryeministri dhe ministër i Transportit, Aleksandar Nikolloski në profilin e tij në Fejsbuk ka publikuar një video nga rikonstruksioni i qarkores në Kriva Pallankë.
Shkup, 12 nëntor 2025 (MIA) - Zëvendëskryeministri dhe ministër i Transportit, Aleksandar Nikolloski në profilin e tij në Fejsbuk ka publikuar një video nga rikonstruksioni i qarkores në Kriva Pallankë.
"Rehabilitimi i qarkores Kriva Pallankë, e cila çon drejt Bullgarisë fqinje. Një projekt shumë i rëndësishëm i Korridorit 8, që është vazhdim i rrugës ekspres Stracin – Kriva Pallankë dhe lidhje rrugore me vendkalimin kufitar Deve Bair, e cila është lidhja kryesore me Bullgarinë. Qarkorja e Kriva Pallankës është një projekt me të cilin nxisim zhvillimin dhe bashkëpunimin rajonal, ndërkohë që sigurojmë transport më të shpejtë dhe komunikacion më të sigurt", ka shkruar zëvendëskryeministri Nikolloski. qa/
Foto: printskrin
Ministria e Transportit