• петок, 05 декември 2025

Nikolloski e hapi Forumin ekonomik të Vjenës: Nevojitet bashkëpunim ekonomik, investime dhe politika të prosperitetit si prioritet për zhvillim të rajonit

Nikolloski e hapi Forumin ekonomik të Vjenës: Nevojitet bashkëpunim ekonomik, investime dhe politika të prosperitetit si prioritet për zhvillim të rajonit

Shkup, 17 nëntor 2025 (MIA) -  Vendeve të Ballkanit Perëndimor u nevojitet bashkëpunim i fuqishëm ekonomik, më shumëinvestime, këmbim më i madh tregtar, më shumë biznese dhe kjo është ajo që do të kontribuojë drejt një demokracie më të madhe, prosperiteti, sundimit të sëd rejtës dhe bashkëpunimit mes nesh. Askush nuk besonte se në shekullin 21 në tokën evropiane do të ketë luftë, në vend se të flasim për ekonomi, flasim për luftë. Ky është alarm për të gjithë ne, theksoi zëvendëskryeministri Aleksandar Nikolloski gjatë ekspozesë së tij në Forumin ekonomik të Vjenës.

Ai potencoi se perspeptimi nga përfitimet nga anëtarësimi në BE është akoma më i madh, por e ceki shembullin me Maqedoninë dhe paqartësinë e saj drejt inkuadrimit në Union. Shtoi se bashkëpunimi ekonomik është faktor kyç për stabilizim dhe bashkëpunim mes shteteve.

Në vazhdim është fjalimi integral i zëvendëskryeministrit:

"Falënderoj për ftesën dhe për këtë mundësi. Do të filloj me atë që është çështja më e rëndësishme tani, dhe kjo është ajo që po ndodhë në Evropë. Ministrja federale përmendi se ajo ka lindur në vitin 1994 dhe Austria u bashkangjit në vitin 1995. Unë do t'ju tregoj një histori tjetër, unë kam lindur në vitin 1984 dhe kur isha tashmë në shkollë të mesme, ne u bëmë vendi i parë në rajon që nënshkruam Marrëveshjen e stabilizim-asociimit, siç quhej në atë kohë, dhe u bëmë anëtare e asociuar e BE-së. Që atëherë, kemi pasur një marrëveshje për tregtinë e lirë, për udhëtimin e lirë, etj. Tashmë në vitin 2008, kur unë isha në mandatin tim të parë si anëtar i Parlamentit, më i riu në atë kohë, morëm rekomandimin e parë për të hapur negociatat e pranimit, dhe në vitin 2009 tashmë e morëm veton e parë për të hapur negociatat. Dhe kjo veto akoma po zgjatë.
 
Së pari ishte nga kufiri ynë jugor, tani është nga kufiri lindor dhe për fat të keq, po përballemi me atë që e ka thënë Çerçili gjatë Luftës së Dytë Botërore se "Ballkani prodhon shumë histori dhe Evropa nuk mund ta përpunojë atë". Nuk mendoj se dikush besonte se në shekullin e 21-të do të kishte një luftë në tokën evropiane dhe mendoj se ky perceptim se vetëm gjëra pozitive do të ndodhnin në Evropë, se do të kishte rritje të vazhdueshme ekonomike, se do të flisnim vetëm për çështje që lidhen me ushqimin, i la hapësirë ​​Bashkimit Evropian të relaksohej, ta linte procesin të ecte rrjedhën e vet, nëse ndodh - mirë, nëse nuk ndodh - s'ka problem, sigurisht që janë pjesë e kontinentit, tani po flas për të gjithë Ballkanin Perëndimor, por ajo që ndodhi në vitin 2021, mendoj se është një alarm për të gjithë ne, sepse menduam se kishim lënë diçka pas, dhe po na kthehet. Po flasim përsëri për testet bërthamore, sistemet e raketave, për radarët, dronët, antidronët, po flasim për luftën, për miliona jetë të humbura deri më tani, gjë që na çon në realitetin se kontinenti evropian është vetëm një pjesë e vogël e lirisë, demokracisë dhe prosperitetit ekonomik dhe për fat të keq, disa nga lojtarët e mëdhenj e perceptojnë botën ndryshe nga ne, ata nuk ndajnë vlerat tona, qëllimet tona të përbashkëta dhe nuk jetojnë siç jetojmë ne dhe duan konflikt në vend të prosperitetit. Dhe kjo është arsyeja pse mendoj se nëse duhet të pyesim veten se cila është pjesa më e dobët e kontinentit evropian, disa do të thonë Gjeorgjia, disa Moldavia, unë do të thoja se është Ballkani Perëndimor.

Dhe prandaj konsideroj se fokusi është shumë i rëndësishëm - fokus i qartë dhe vizion. Ajo që më frikëson dhe do të jem i sinqertë është se do të zgjohemi në vitin 2029, këtu, nëse 'na ftoni dhe nëse"' akoma na ftoni për zgjerim, se do të jetë bukur dhe se do të ndodhë. Meqenëse kjo nuk është herae parë që jemi këtu, të ketë dinamikë. Në vitin 2000 isht Samiti në Selanik, më pas në vitin 2007 kur u inkuadruan Bullgaria dhe Rumania, na thanë se ne jemi të ardhshmit, ndërkaq të mos ua tregoj të gjitha dritaret e hapura për të cilat kemi dëgjuar dhe të gjitha momentet kyçe. 

Nuk flas vetëm si krsesues i Këshillit ekonomik i Qeverisë dhe si zëvendëskryeministër apo ministër i Transportit, por edhe si njeri i cili ka përvojë në këtë botë dhe prandaj mendoj se më e rëndësishme është rritja ekonojike e rajonit. Mund të shohim nuër të madh të njerëzve të cilët e braktisin rajoninë. Do t'ua them një shembull të vogël: para një muaji patëm zgjedhje lokale dhe disa komuna nuk kanë kryetar komune sepse nuk mund ta arrijnë sensusin prej 33% dalje. Përse? Pjesa më e madhe e njerëzve nuk janë aty, janë shpërngulur në Evropën qendrore apo perëndimore. Prandaj mendoj se me rëndësi është të fokusohemi në ekonomi. Austria luan rol të madh në rjaon, shumë kompani austriake janë të pranishme në rajon, punojnë mirë, janë të mirëseardhura dhe mendoj se kjo është më e mira që mund ta bëjmë së bashku - të sjellim më shumë investime, të kemi këmbim më të madh, më shumë biznese, që mendoj se më aps do të kontribojnë drejt punëve tët jera që i ndajmë - demokracisë, prosperitetit, sundimit të së drejtës dhe bashkëpunimit mes nesh. Më shumë do të flasim nesër, edhe njëherë ju falënderoj, me të  vërtetë është nder dhe mundësi e madhe, faleminderit dhe të gjithëve ju uroj sukses dhe diskutime të frytshme".

Linku drejt videos; https://we.tl/t-NnMKsG0q6o

Foto: Ministria e Transportit
 

Остани поврзан