• петок, 05 декември 2025

Nikolloski: Bëjmë përpjekje për ndërtimin dhe modernizimin e korridoreve panevropiane 8 dhe 10

Nikolloski: Bëjmë përpjekje për ndërtimin dhe modernizimin e korridoreve panevropiane 8 dhe 10

Bruksel, 5 dhjetor 2025 (MIA) - Bëjmë përpjekje të forta për ndërtimin dhe modernizimin e dy korridoreve evropiane që kalojnë nëpër vend, përmes lidhjes hekurudhore me Bullgarinë, ndërtimin e një hekurudhe të shpejtë në Korridorin 10 dhe ndërtimin e seksioneve të autostradës në Korridorin 8, deklaroi zëvendëskryeministri dhe ministri, Aleksandar Nikolloski, në Këshillin ministror të bashkësisë transportuese, që u mbajt sot në Bruksel. 

"Kemi fat që dy korridore panevropiane, 8 dhe 10, kalojnë nëpër vend dhe ne si Qeveri kemi vendosur të bëjmë përpjekje për të çuar përpara të dy korridoret. Kjo është diçka që po punojmë së bashku me miqtë dhe partnerët tanë, tha Nikolloski. 

Ai kujtoi se muajin e kaluar u nënshkrua një marrëveshje me Bullgarinë për një lidhje të drejtpërdrejtë hekurudhore midis kryeqyteteve të Shkupit dhe Sofjes nëpërmjet Korridorit 8.

 "Kjo është arritje e madhe për të dy vendet. Diçka që do ta ndryshojë plotësisht realitetin në rajon dhe tani po punojmë për ta zbatuar. Nga ana jonë, hekurudha është e ndarë në tre seksione. Njëri ka qenë në funksion që nga janari i këtij viti, i dyti shpresoj se do ta përfundoj vitin tjetër, ndërsa për të tretin po punojmë me partnerët tanë nga EIB-ja për të shpallur tenderin jo më vonë se janari dhe pres përparim edhe atje dhe kështu do të arrijmë një lidhje me Bullgarinë përmes tunelit", theksoi Nikolloski. 

Kur bëhet fjalë për Korridorin 10, Nikoloski theksoi se në pjesën hekurudhore vendi ka vendosur të ndërtojë një hekurudhë me shpejtësi të lartë me shpejtësi deri në 200 kilometra në orë për trenat e udhëtarëve dhe 120 kilometra në orë për trenat e mallrave, për të cilën nga Britania e Madhe është siguruar financim i favorshëm dhe puna përgatitore tashmë është duke u zhvilluar. 

"Nëse gjithçka shkon mirë, pres që makineritë e para të jenë në terren jo më vonë se qershori i vitit 2026 dhe të përfundojnë brenda një periudhe prej pesë vitesh. Kjo do të jetë nxitje e madhe për ekonominë në rajon dhe për ndërlidhjen", shtoi zëvendëskryeministri. 

Nikolloski informoi dhe se është duke u zhvilluar procedura dhe për autostradat në Korridorin 10, për të cilën po punohet me Bankën Botërore, ndërsa po punohet edhe në zgjidhjet e autostradave në Korridorin 8.

"Në Korridorin 8, hapëm seksione lindore midis Kumanovës dhe Kriva Pallankës në janar. Po punojmë në seksionin perëndimor dhe dua t'ju ftoj të gjithëve të shihni se çfarë po bëjmë, theksoi zëvendëskryeministri Nikolloski.

Në Këshillin ministror, ​​i cili uzhvillua në organizim të Sekretariatit të bashkësisë transportuese, diskuton progresin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në fushën e politikave të transportit dhe relaizimin e projekteve infrastrukturore.

Në takimin, i cili u kryesua nga eurokomesari për Transportin dhe Turizmin e Qëndrueshëm, Apostolis Xixikostas, përveç Nikolloskit marrin pjesë dhe ministrat e transportit dhe përfaqësuesit e qeverive nga disa vende evropiane, mes të cilëve dhe nga Shqipëria, Bullgaria, Irlanda, Qipro, Kosovën, Rumania, Sllovenia, Serbia dhe Mali i Zi.

Me pjesëmarrjen e Këshillit ministror, Nikolloski përfundon vizitën e tij të punës në Bruksel, në kuadër të së cilës dje mbajti një fjalim në panelin "Çështjet e Zgjerimit: Kufiri i Ri Gjeopolitik, i Sigurisë dhe Ekonomik i Evropës" në kuadër të "Samitit BE-Ballkani Perëndimor", të organizuar nga grupi i ekspertëve "Miqtë e Evropës", ndërsa kishte disa takime dypalëshe me kolegët e tij dhe përfaqësuesit e BE-së dhe në Bashkësinë transportuese. rq/

Foto: Ministria e Transportit

Остани поврзан