• петок, 05 декември 2025

Ngrohja qendrore shtrenjtohet nga 1 dhjetori, faturat më të shtrenjta për 130 denarë

Ngrohja qendrore shtrenjtohet nga 1 dhjetori, faturat më të shtrenjta për 130 denarë

Shkup, 28 nëntor 2025 (MIA) - Nga 1 dhjetori çmimi i ngrohjes qendrore për amvisëri do të rritet mesatarisht për 5,9 për qind, njoftoi sot kryetari i Komisionit Rregullator të Energjetikës, Marko Bislimovski.

Për shfrytëzuesit, të cilët furnizohen përmes sistemit më të madh (EMV Shpërndarje, EMV Furnizim dhe EMV Prodhimtari) shtrenjtimi arrin në mesatare 5,9 për qind, ndërsa për kosumatorët e EMV energjetikë rritja është 7,6 për qind, ndërsa për Shkup Veri - Enerxhi eko link rreth 7,7 për qind.

"Nga 1 dhjetori fatura mesatare do të rritet për rreth 130 denarë, nga 2.200 aktualet në 2.330 denarë", theksoi kryetari i KRE, Marko Bislimovski.

Ai tha se nevojitet planifikim strategjik afatgjatë dhe modernizim serioz i rrjetit të ujit tël nxehtë që të zvoigëlohen defektet, të përmirësohet cilësia e furnizimit dhe të mundësohet zgjerimi i rrjetit.

Bislimovski përkujtoi se ngrohja qendore edhe më tej është zgjidhja më ekonomike.

Sipas tij, analizat tregojnë se nëse të gjithë shfrytëzusit  e shkyçur kypen në sistem, do të uleshin çmimet e faturave për rreth 10 për qind.

Për momentin, rreth 65.000 konsumatorë furnizohen me energjë të ngrohjes. mb/

Foto: MIA

Остани поврзан