• среда, 26 јуни 2024

Ngritët kallëzim penal kundër Samka Ibraimovskit për kërcënim dhe thirrje për dhunë ndaj gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese

Ngritët kallëzim penal kundër Samka Ibraimovskit për kërcënim dhe thirrje për dhunë ndaj gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese

Shkup, 26 qershor 2024 (MIA) - Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) ka ngritur kallëzim penal kundër Samka Ibraimovskit për veprën penale “rrezikim të sigurisë”, pasi i njëjti në profilin e tij në Fejsbuk ka dërguar kërcënime serioze dhe thirrje për dhunë ndaj gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese.

Nga MPB sot informuan se e kanë zbardhur në tërësi rastin e paraqitur në Sektorin për krime kompjuterike më 24.06.2024 nga kryetari i Gjykatës Kushtetuese Darko Kostadinovski i cili ka raportuar kërcënime për jetën dhe sigurinë e gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese nga S.I. përmes rrjetit social.

"Menjëherë pas marrjes së kallëzimit, MPB ka ndërmarrë masat përkatëse dhe është zhvilluar bisedë zyrtare me S.I. në SPB Tetovë. Sot (26.06.2024), Sektori për krime kompjuterike deri te PTHP Shkup ka bërë kallëzim penal kundër S.I. (69) për veprën penale “rrezikim të sigurisë” neni 144 paragrafi 5 i paraparë dhe i ndëshkueshëm sipas Kodit penal. Personi S.I. në profilin e tij në Fejsbuk ka dërguar kërcënime dhe thirrje për dhunë ndaj një gjyqtari të Gjykatës Kushtetuese", thonë në MPB.

Foto: arkivi i MIA-s

 

Остани поврзан