• понеделник, 20 јануари 2025

Ngjarje e dytë konstultative për ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për vetëqeverisje lokale

Ngjarje e dytë konstultative për ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për vetëqeverisje lokale

Shkup, 20 janar 2025 (MIA) - Në Fakultetin Juritik pranë Universitetit "Goce Dellçev" në Shtip sot do të mbahet ngjarja e dytë konsultative për ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për vetëqeverisje lokale. 

Qëllimi i ngjarjes, siç informoi Ministria e Vetëqeverisjes lokale, është që të mundësojë përfshirje aktive të vetëqeverisjes lokale dhe organizatave joqeveritare në përgatitjen e ndryshimeve dhe plotësimeve ligjore, me çka sigurohet transparencë dhe përfshirje më e madhe. 

Ngjarjen do ta hapë ministri i Vetëqeverisjes lokale, Zlatko Perinski, ndërsa në mesin e pjesëmarrësve do të jetë edhe prof.d-r Gordan Georgiev, si dhe m-r Toni Poposki, të cilët janë pjesë e ekipit të ekspertëve të përshirë në procesin e përgatitjes së ndryshimeve. Në këtë ngjarje do të marrin pjesë edhe kryetari i komunës së Shtipit, Ivan Jordanov, kryetarë komunash nga rajoni planor juglindor, lindor dhe i Vardarit, përfaqësues nga UNDP-ja, si dhe përfaqësues nga organizata joqeveritare. 

Ngjarja organizohet nga Ministria e Vetëqeverisjes Lokale me mbështetjen e projektit “Forcimi i këshillave komunal”, financuar nga Qeveria e Zvicrës dhe Ministria e Vetëqeverisjes Lokale, kurse bashkëfinancuar dhe zbatuar nga Programi për Zhvillim i  Kombeve të Bashkuara UNDP, në bashkëpunim me institucionet e tjera kombëtare dhe ELS. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

 

 

Остани поврзан