• сабота, 21 февруари 2026

Nga Gaza është kthyer edhe trupi i pengut të fundit izraelit

Nga Gaza është kthyer edhe trupi i pengut të fundit izraelit

Tel Aviv, 26 janar 2026 (MIA) – Armata izraelite i mori eshtrat e pengut të fundit të mbetur izraelit të cilin Hamasi e mbante në Rripin e Gazës, me çka është përmbushur kushti kyç për fillimin e fazës së dytë të planit të presidentit amerikan Donald Tramp për përfundimin e luftës në atë enklavë palestineze. 

Eshtrat e pengut Ran Gvili u identifikuan dhe u kthyen për tu varrosur, njoftoi ushtria izraelite. 

Izraeli dje u pajtua për hapje të kufizuar të vendkalimit kufitar Rafah drejt Egjiptit, vetëm për kalim të njerëzve, nën mbikëqyrje të plotë të mekanizmave izraelite për ndjekje, me çka si kusht për atë ishte theksuar kthimi i trupit të Gvilit. 

Paraprakisht, “Tajms of Izrael” njoftoi se i dërguari i posaçëm për Rripin e Gazës në kuadër të Këshillit të paqes, Nikollaj Mlladenov, në fillim të javës së ardhshme do të udhëtojë për në Izrael që të fillojë bisedime për zbatimin e fazës së dytë të planit të presidentit amerikan Donald Tramp për t’i dhënë fund luftës në Gazë. 

Pas vizitës në Izrael, Mlladenov do të udhëtojë në Egjipt, ku do të zhvillojë bisedime shtesë me përfaqësues të Komitetit Kombëtar për Menaxhim me Gazën, i cili funksionon nën kompetencë të Këshillit të paqes. 

Mlladenov paraprakisht i konfirmoi planet për hapje të serishme të vendkalimit kufitar Rafa, ndërsa pritet që në Egjipt të bisedohet edhe për terminin e hapjes, si dhe për përpjekjet për çarmatosje të Hamasit. 

Hapja e vendkalimit kufitar Rafa ndërmjet Gazës dhe Egjiptit konsiderohet si sinjali më i rëndësishëm për fillimin e fazës së dytë të planit. fc/

Foto: Arkivi 


 

 

Остани поврзан