• недела, 11 јануари 2026

Nga fatkeqësia e borës në Rumani, mbi 11.000 amvisëri mbetën pa rrymë

Nga fatkeqësia e borës në Rumani, mbi 11.000 amvisëri mbetën pa rrymë

Bukuresht, 8 janar 2026 (MIA) - Gjithsej 11.250 amvisëri në qarqet Alba, Maramuresh, Salazh, Prahova dhe Kluzh mbetën pa energji elektrike për shkak të gjendjes së përkeqësuar meteorologjike në Rumani, kumtoi ministri i Energjetikës. Bogdan Ivan.

"Në terren janë mobilizuar 341 ekipe me 911 specialistë të cilët kryen mbi 5.000 intervenime. Po prëdoret mekanizëm i rëndë, vinça, dronë, e madje edhe saja motorike, sepse shumë nga defektet janë në rajone të pakalueshme ku rrugët ende janë të bllokuara", deklaroi Ivan në konferencën për shtyp.

Ai premtoi se furnizimi do të normalizohet deri në fund të javës, por paralajmëroi për ndërprerje të reja sepse nga ediela pritet ftofje ekstreme me tem,peratura nën zero. Ministri shfaqi bindje se vendi ka mjaftueshëm gaz për periudhën e ardhshme.

"Nga java e ardhshme temperaturat do të zbresin deri -15 gradë, që do ta rrisë konsumin e gazit për 20 për qind. Depot tona janë të mbushura me 70 për qind të kapacitetit, që është dukshëm mbi mesataren evropiane, saktësoi ai.

Moti i lig shkaktoi edhe vonesa serioze në komunikacionin hekurudhor prej katër dei pesë orëve, posaçërisht në rajonet Krajova dhe Temishvar. Vala e borës nuk e anashkaloi as Bukureshtin, ku bora e parë për këtë vit e vështirësoi komunikacionin në ditën e parë të shkollës të vitit 2026. ab/

fotо: arkivi/ilustrim

Остани поврзан