Nga e mërkura ulje e vranësirave dhe temperaturave të ulëta të mëngjesit
- Moti nesër do të jetë i ndryshueshëm dhe me vranësira të ndryshueshme me reshje të kohëpaskohshme të shiut dhe borës. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare, ndërsa nga fundi i ditës dhe gjatë natës erë e përforcuar nga drejtimi verior.

Shkup, 17 shkurt 2025 (MIA) - Moti nesër do të jetë i ndryshueshëm dhe me vranësira të ndryshueshme me reshje të kohëpaskohshme të shiut dhe borës. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare, ndërsa nga fundi i ditës dhe gjatë natës erë e përforcuar nga drejtimi verior.
Temperatura minimale do të jetë në interval prej -5 deri 1, ndërsa maksimalja do të arrijë prej -1 deri 7 gradë.
Në Shkup moti do të jetë i ndryshueshëm me reshje të kohëpaskohshme të dobëta të borës. Do të fryjë erë e matur, ndërsa nga fundi i ditës dhe gjatë natës erë e përforcuar veriore. Temperatura minimale do të zbresë deri -1, ndërsa maksimalja do të arrijë deri 5 gradë.
Nga e mërkura vranësirat do të ulen dhe do të përqendrohet mot stabil dhe më i ftohtë me temperatura të ulëta të mëngjrsit të cilat çdokund do të jenë negative, ndërsa vende-vende do të zbresin edhe nën -10 gradë. Të mërkurën do të fryjë erë e përforcuar veriore. ab/
foto МIА arkivi