Nga 19 rastet e analizuara, tek 10-të është konstatuar se janë kryer pa nevojë operacione kardiokirurgjikale ose pa nevojë janë dërguar për operacione
- Nga 25 rastet e pranuara, Komisioni i brendshëm për intervenime kardiake dhe kardiokirurgjikale analizoi 19 raste, nga të cilat në 10 raste u konstatua se operacionet ishin kryer pa nevojë ose pacientët ishin dërguar për operacione pa nevojë, njoftoi sot në një konferencë për shtyp ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu.
Shkup, 14 nëntor 2025 (MIA) - Nga 25 rastet e pranuara, Komisioni i brendshëm për intervenime kardiake dhe kardiokirurgjikale analizoi 19 raste, nga të cilat në 10 raste u konstatua se operacionet ishin kryer pa nevojë ose pacientët ishin dërguar për operacione pa nevojë, njoftoi sot në një konferencë për shtyp ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu.
Nga 25 rastet e dorëzuara, komisioni konstatoi se gjashtë duhet të dërgohen deri te Inspektorati Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësi (ISHSSH), pasi ajo nuk ka kompetencë për to.
Drejtuesi i komisionit, doktor Zharko Hristovski tha se në këtë fazë fillestare ka analizuar vetëm nevojën e për revaskularizim, dmth tek pacientët që kanë sëmundje vaskulare, ndërsa të gjithë pacientët e tjerë do të analiziohen me aplikimin ose gjatë fazës tjetër të punës së tyre. qa/
Foto: printskrin