• вторник, 30 декември 2025

Nesër përfundon afati për regjistrimin e fletobligacioneve të qytetarëve nga emetimi i tretë

Nesër përfundon afati për regjistrimin e fletobligacioneve të qytetarëve nga emetimi i tretë

Shkup, 9 dhjetor 2025 (MIA) - Qytetarët kanë mundësi të regjistrojnë fletobligacionet e qytetarëve nga emetimi i tretë  në bankat afariste në vend për dy ditë, gjegjësisht sot dhe nesër.  

Fletobligacionet e qytetarëve nga ky emetim janë me afat prej dy vitesh dhe normë interesi prej 4,5 për qind në vit. Shuma e një fletobligacioni të cilën qytetarët mund ta regjistrojnë është 10.000 denarë. 

Prospekti është publikuar në vlerë prej 100 milionë denarëve, ndërsa ankandi do të mbahet të premten, më 12 dhjetor.

Data e vendosjes së fletobligacionit nga ky emetim është 19 dhjetor i vitit 2027, ndërsa pagesa e interesit për vitin e parë duhet të bëhet më 19 dhjetor 2026, ndërsa për vitin e dytë më 19 dhjetor 2027. qa/

Foto: Arkivi i MIA-s

Остани поврзан