• петок, 05 декември 2025

Nesër mot me diell, nga e marta janë paralajmëruar reshje të shiut dhe erë e fuqishme jugore

Nesër mot me diell, nga e marta janë paralajmëruar reshje të shiut dhe erë e fuqishme jugore

Shkup, 15 nëntor 2025 (MIA) – Nesër moti do të jetë me diell me vranësira të vogla deri mesatare. Në orët e mëngjesit në disa lugina do të ketë paraqitje të mjegullës, njoftoi Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike. 

Temperaturat minimale do të lëvizin prej -3 deri 5 gradë, ndërsa ato maksimale do të lëvizin prej 16 deri në 20 gradë. 

Në Shkup, në mëngjes në disa pjesë të luginës do të ketë kushte për paraqitje të mjegullës së dobët. Gjatë ditës moti do të jetë me diell dhe kryesisht i qetë me vranësira të vogla deri mesatare. Temperaturat do të lëvizin prej minimum 1 deri në maksimum 16 gradë. 

Sipas parashikimeve të DPHM, të hënën në vend do të ketë rritje të vranësirave, ndërsa nga e marta vijon periudhë e motit të ndryshueshëm me vranësira me reshje lokale të shiut, në disa vende më të dendura. Do të fryjë erë mesatare deri e përforcuar jugore, mbi 60 kilometra në orë. fc/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

 

Тагови

Остани поврзан