• сабота, 22 февруари 2025

Nejmari e konfirmon transferimin te Santosi

Nejmari e konfirmon transferimin te Santosi

Santos, 31 janar 2025 (MIA)- Sulmuesi brazilian Nejmar (32) ka konfirmuar kthimin në klubin e tij të parë Santos.

Në një video të postuar në rrjetet sociale, mesazhin e tij ai e nis duke thënë:

“Nuk mund të prisja deri nesër, familja dhe miqtë e mi tashmë e dinë vendimin tim. Do të nënshkruaj një kontratë me Santosin. Dua të falënderoj tifozët nga e gjithë bota që e kanë dëshiruar kaq shumë këtë moment. Kanë kaluar pothuajse 12 vjet që kur u largova nga Vila më e famshme në botë, por ndjenja ime për klubin nuk ka ndryshuar kurrë”, ka thënë ai.

Numri 10 më pas foli për dy vitet e pafat te Al Hilal nën drejtimin e Zhorge Zhesus, ku ai pësoi një dëmtim serioz dhe luajti shumë pak ndeshje.

“Kam kaluar një kohë të mrekullueshme në Riad, Arabia Saudite më priti në një mënyrë të jashtëzakonshme dhe isha shumë i lumtur atje. Por pësova një dëmtim shumë serioz që më pengoi të shpërbleja atë dashuri në fushë, ashtu siç do të doja. Do të mbështes Kupën e Botës 2034, sauditët e meritojnë atë, por unë kam nevojë të luaj përsëri. Vetëm një klub si Santos mund të më japë dashurinë që më nevojitet”, tha ai.

Vlen të përmendet se Santos kishte planifikuar prezantimin e Nejmarit për të shtunën, ditën kur ata luajnë kundër Sao Paulos në Vila Belmiro.

Klubi kishte planifikuar ta prezantonte atë në Sao Paulo, ku ai do të zbarkonte, por për shkak të një vonese burokratike në largimin e tij nga Arabia Saudite, ata ndryshuan planet.

Foto: arkivi

Тагови

Остани поврзан