Ndryshime në udhëheqësinë e VMRO-DPMNE-së, deri në maj rikonstruksion i Qeverisë dhe ndërrime në një pjesë të institucioneve shtetërore, paralajmëroi Mickoski
- Pas kongresit të VMRO-DPMNE-së, kryetari i partisë dhe kryeministri Hristian Mickoski paralajmëroi ndryshime në udhëheqësinë deri në gjysmën e parë të prillit, pas së cilës deri në fillim të majit do të pasojë edhe rikonstruksioni i Qeverisë.
Shkup, 10 dhjetor 2025 (MIA) - Pas kongresit të VMRO-DPMNE-së, kryetari i partisë dhe kryeministri Hristian Mickoski paralajmëroi ndryshime në udhëheqësinë deri në gjysmën e parë të prillit, pas së cilës deri në fillim të majit do të pasojë edhe rikonstruksioni i Qeverisë.
"Dhe me këtë do të kompletohet skuadra, e cila do të ishte prijëse në zgjedhjet e ardhshme parlamentare që do të ndodhin. Presim të jenë të rregullta, në pranverën e vitit 2028 dhe nëse ndodhin të parakohshme këtu jemi, ne jemi të gatshëm të dalim dhe edhe një herë t'i fitojmë kundërshtarët tanë politikë", tha Mickoski, i cili sot ishte për vizitë në Komunën e Aerodromit.
Mickoski paralajmëroi se pas festave të fundvitit do të dalë me propozim-qëndrim të Komitetit ekzekutiv të partisë, e pastaj hapi i ardhshëm është që Komiteti ekzekutiv të shpallë zgjedhje të përgjithshme të strukturuave dhe partisë dhe të komiteteve ekzekutive.
"Ky është proces që pres të zgjas së paku dy deri në tre muaj. Nuk do të jetë kjo shumë e shpejtë, duke pasur parasysh se interesi që pres që interesi që pres që do të ndodh do të jetë i madhm ose ta rrumbullaksojmë me marsin, gjysmën e parë të prillit. Kjo padyshim imponon që hapi i ardhshëm të jetë rikonstruksioni i Qeverisë dhe në një pjesë të institucioneve shtetërore - gjysma e dytë e prillit përfundimisht me majin", theksoi Mickoski. mb/
Foto: MIA