• сабота, 22 февруари 2025

Ndjehet tërmet në Shtip dhe rrethinë

Ndjehet tërmet në Shtip dhe rrethinë

Shkup, 4 shkurt 2025 (MIA) - Një tërmet me magnitudë 2,7 ballë sipas shkallës së Rihterit është regjistruar mëngjesin e sotëm në orën 9 e 18 minuta në zonën epiqendrore Shtip-Radovish në 70 kilometra në juglindje të Shkupit, njoftoi Observatori Sizmologjik pranë Fakultetit të Shkencave Natyrore-Matematikore në Shkup.

Sipas të dhënave të deritanishme që ka në dispozicion observatori, tërmeti është ndjerë në Shtip dhe rrethinë me intensitet prej III ballë sipas Shkallës makroseizmike evropiane. qa/

Foto: Arkivi i MIA-s

Тагови

Остани поврзан