• петок, 05 декември 2025

Ndarja e çmimit të BE-së për gazetari hulumtuese 2025

Ndarja e çmimit të BE-së për gazetari hulumtuese 2025

Shkup, 6 nëntor 2025 (MIA) - Sindikata e pavarur e gazetarëve dhe punonjësve mediatik, Tomson media dhe Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shkup, sot organizojnë ceremoni për ndarjen e Çmimit të BE-së për gazetari hulumtuese 2025 për storjen më të mirë hulumtuese në Maqedoni të Veriut gjatë vitit të shkuar.

Siç kumtoi Delegacioni i BE-së, zyrtarisht fjalim në ceremoni do të kenë ambasadori i BE-së, Mihalis Rokas dhe kryetari i komisionit të jurisë për çmimin e BE-së për gazetari hulumtuese, Valentin Neshkovski.

Çmimi i BE-së për gazetari hulumtuese në vendet nga Ballkani Perëndimor dhe në Turqi është themeluar nga Bashkimi Evropian në vitin 2025 me qëllim që t'i promovojë arritjet e jashtëzakonshme në gazetarinë hulumtuese, si dhe ta cekë gazetarinë cilësore në vendet nga Ballkani Perëndimor dhe Turqia.

Në konkurs patën mundësi të paraqiten storje hulumtuese të publikuara nga mediume në Maqedoni të Veriut në periudhën prej 1 janarit deri më 31 dhjetor 2024, në të cilat përpunohen tema nga liria e të shprehurit, sundimi i së drejtës, transparenca, keqpërdorimi i fuqisë dhe të drejtat fundamentale, korrupsioni dhe krimi i organizuar.

Fondi shpërblyes në secilin nga shtatë vendet për vitin 2025 (për storje hulumtuese të publikuara në vitin 2024) është 10.000 euro. Çmimi i parë është 5.000 euro, i dyti 3.000 dhe i treti 2.000 euro.

Komisioni i jurisë për çmimet e BE-së për gazetari hulumtuese përbëhet nga ekspertë mediatik, disa prej tyre nga anëtarët e konsorciumit projektues, si dhe nga rrjeti i konsorciumit i përbërë nga gazetarë me renome, redaktorë dhe anëtarë të komunitetit akademik.

Ngjarja do të mbahet në Europe House, Shkup, me fillim në orën 19:00.

 

foto: МIА arkivi

Остани поврзан