• петок, 05 декември 2025

Ndarja e çmimit shtetëror "22 Nëntori"

Ndarja e çmimit shtetëror

Shkup, 22 nëntor 2025 (MIA) - Këshilli për ndarjen e Çmimit shtetëror "22 Nëntori" sot në sallën e Kristaltë të Kuvendit do t'ua ndajë çmimin shtetëror "22 Nëntori" për vitin 2025 studiuesit, publicistit dhe poetit prof. dr. Sevdail Demirit dhe shkrimtarit Resul Shabani.

Kjo mirënjohje, siç theksohet në kumtesën e shërbimit për shtyp të Kuvendit, u ndahet njerëzve nga jeta politike, kulturore dhe shoqërore në Republikën e Maqedonisë së Veriut, të cilët kanë kontribuar në avancimin e bashkëjetesës ndërnjerëzore dhe mirëkuptimit të ndërsjellë ndërmjet pjesëtarëve të bashkësive, kulturave dhe feve të ndryshme në vend. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

Остани поврзан