Nënshkruhet protokoll për rregulla për origjinë si pjesë e marrëveshjes për partneritet, tregti dhe bashkëpunim me Mbretërinë e Bashkuar
- Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, dhe ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut, Metju Loson, sot e nënshkruan Protokolli për rregulla për origjinë, i cili është pjesë integrale e Marrëveshjes për partneritet, tregti dhe bashkëpunim ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Mbretërisë së Bashkuar, kumtoi MPJdheTJ.
Shkup, 26 janar 2026 (MIA) - Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, dhe ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut, Metju Loson, sot e nënshkruan Protokolli për rregulla për origjinë, i cili është pjesë integrale e Marrëveshjes për partneritet, tregti dhe bashkëpunim ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Mbretërisë së Bashkuar, kumtoi MPJdheTJ.
Siç theksohet në kumtesën, protokolli për rregulla për origjinë mundëson zbatim praktik dhe juridik të kumulimit të zgjeruar me materiale me origjinë nga Bashkimi Evropian, vendet e EFTA-s, si dhe vendet e tjera të përfshira në Konventën PEM, me të cilat të dy shtetet zbatojnë tregti preferenciale.

Kumulimi i zgjeruar i origjinës së mallrave, thuhet në kumtesën do të kontribuojë drejtpërdrejt në avancimin e mundësive të eksportuesve të Maqedonisë së Veriut për të përfituar trajtim preferencial gjatë përcaktimit të origjinës së mallrave në tregtinë me Mbretërinë e Bashkuar. Kjo është veçanërisht e rëndësishme, shtojnë nga Ministria, për sektorët me zinxhirë kompleksë prodhimi dhe me pjesëmarrje të lartë të materialeve nga Bashkimi Evropian dhe vendet e tjera të përfshira në Konventën PEM, si dhe në kontekstin e harmonizimit me marrëdhëniet e reja tregtare të Mbretërisë së Bashkuar pas daljes nga Bashkimi Evropian.
"Me nënshkrimin e këtij protokolli krijohen kushte për rritje të eksportit, hapjen e vendeve të reja të punës, forcimin e ekonomisë dhe siguri më të madhe ekonomike për qytetarët, përmes pozicionimit më të mirë të ekonomisë së Maqedonisë së Veriut në një nga tregjet më të rëndësishme evropiane", shtohet në kumtesën. ls/
Foto: MPJdheTJ