Nënshkrim i marrëveshjes për donacion të aparatave për pastrimin e ajrit
- Marrëveshje për donacion të 305 aparateve për pastrimin e ajrit me vlerë një milion euro do të nënshkruhet sot në Sallën solemne në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut me kompaninë EKOTIP Maqedoni.

Shkup, 19 shkurt 2025 (MIA) - Marrëveshje për donacion të 305 aparateve për pastrimin e ajrit me vlerë një milion euro do të nënshkruhet sot në Sallën solemne në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut me kompaninë EKOTIP Maqedoni.
Siç kumtuan nga pres shërbimi i Qeverisë, pas nënshkrimit të marrëveshjes, konferencë për shtyp në media qendrën e Qeverisë do të mbajë zëdhënësja Marija Miteva.
Kompania EKOTIP Maqedoni është lider në rajon në filtrimin e ajrit, e cila në bashkëpunim me MANN+HUMMEL, siguroi donacion të rëndësishëm me sisteme avancuese të këtij prodhuesi të renomuar gjerman për pastrimin e ajrit.
Planifirkohet që këto aparate të vendosen në kopshte, shkolla, spitale dhe institucione tjera kritike, ku cilësia e ajrit është me rëndësi kyçe, qëndron në kumtesë. bsh/
Foto: MIA arkiv