Nënkryetari i Kuvendit Milloshoski do të marrë pjesë në samitin e 4-t parlamentar të Platformës Ndërkombëtare të Krimesë
- Nënkryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Antonio Milloshoski, sot do të marrë pjesë në Samitin e katërt parlamentar të Platformës Ndërkombëtare të Krimesë, i cili do të mbahet më 23 dhe 24 nëntor 2025 në Stokholm, Mbretëria e Suedisë.
Shkup, 23 nëntor 2025 (MIA) - Nënkryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Antonio Milloshoski, sot do të marrë pjesë në Samitin e katërt parlamentar të Platformës Ndërkombëtare të Krimesë, i cili do të mbahet më 23 dhe 24 nëntor 2025 në Stokholm, Mbretëria e Suedisë.
Siç kumtoi shërbimi për shtyp i Kuvendit, në përbërje të delegacionit është edhe edhe Boban Stojanoski, zëvendëssekretar i përgjithshëm i Kuvendit.
Samiti është bashkëorganizuar nga Ruslan Stefançuk, kryetar i Radës supreme të Ukrainës, dhe Andreas Norlen, kryetar i Parlamentit të Mbretërisë së Suedisë.
Në Samit do të marrin pjesë mbi 20 kryetarë të parlamenteve, 10 nënkryetarë parlamenteve dhe kryetarë të asambleve parlamentare.
Samiti inaugurues i Platformës së Krimesë u mbajt në Kiev më 23 gusht 2021 në nivelin e krerëve të shteteve dhe qeverive. Samiti i parë i Dimensionit Parlamentar të Platformës së Krimesë u mbajt në vitin 2022 në Zagreb, Republika e Kroacisë, Samiti i dytë u mbajt në vitin 2023 në Pragë, Republika Çeke dhe Samiti i tretë Parlamentar u mbajt në vitin 2024 në Riga, Letoni. ls/
Foto: Arkivi i MIA-s