• петок, 05 декември 2025

Nënkryetari i Kuvendit, Milloshoski do të marrë pjesë në Samitin e 4-të Parlamentar të Platformës Ndërkombëtare të Krimesë

Nënkryetari i Kuvendit, Milloshoski do të marrë pjesë në Samitin e 4-të Parlamentar të Platformës Ndërkombëtare të Krimesë

Shkup, 21 nëntor 2025 (MIA) - Nënkryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Antonijo Milloshoski, do të marrë pjesë në Samitin e katërt parlamentar të Platformës ndërkombëtare të Krimesë, që do të mbahet më 23-24 nëntor 2025 në Stokholm, Mbretëria e Suedisë.

Siç informojnë nga pres shërbimi i Kuvendit, në përbërjen e Delegacionit është edhe Boban Stojanoski, zëvendëssekretar i përgjithshëm i Kuvendit.

Samiti është bashkorganizuar nga Ruslan Stefançuk, kryetar i Kuvendit të Ukrainës, dhe Andreas Norlen, kryetar i Parlamentit të Mbretërisë së Suedisë.

Mbi 20 kryetarë të parlamenteve, 10 nënkryetarë të parlamenteve dhe kryetarë të Asambleve Parlamentare do të marrin pjesë në Samit.

Samiti inaugurues i Platformës së Krimesë u mbajt në Kiev më 23 gusht 2021 në nivel të shefave të shteteve dhe qeverive. Samiti i Parë i Dimensionit Parlamentar të Platformës së Krimesë u mbajt në vitin 2022 në Zagreb, Republika e Kroacisë, Samiti i Dytë u mbajt në vitin 2023 në Pragë, Republika Çeke, ndërsa Samiti i Tretë Parlamentar u mbajt në vitin 2024 në Riga, Letoni. bsh/

Foto: MIA arkiv

Остани поврзан