• сабота, 21 февруари 2026

Në sulmet ruse në Odesa janël plagosur 22 persona

Në sulmet ruse në Odesa janël plagosur 22 persona

Kiev, 27 janar 2026 (MIA) - Në sulmet e nbrëmshme ajrore mbi Odesa janë plagosur 22 persona, publikoi sot në Telegram shefi i Depatamentit ushtarak në Odesa, Sergij Lisak.

Mbrëmë, armiku ka kryer sulm masiv mbi Odesa me fluturake pa pilot. Janë dëmtuar objekte infrastrukturore, ndërtesa banimi, kopshte, dyqane dhe kantiere ndërtimi. Janë plagosur 22 persona, 14 prej të cilëve kanë marrë lëndime më të lehta, theksoi Lisak.

Ai shtoi se është formuar shtab operativ, i cili ofron ndihmë për qytetarët, të cilët kanë nevojë për të. mb/

Foto: MIA

Остани поврзан