• петок, 21 јуни 2024

Në Shkup sanksionohen 147 shoferë

Në Shkup sanksionohen 147 shoferë

Shkup, 8 qershor 2024 (MIA) - Sektori i Punëve të Brendshme të Shkupit dje ka vazhduar me kontrollet në fushën e komunikacionit.

Nga Ministria e Punëve të Brendshme informojnë se në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 147 masa, nga të cilat 19 sanksione për drejtim mjeti pa patentë shofer, pesë masa për kundërvajtje nga drejtuesit e motoçikletave, nëntë sanksione për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit. Janë shqiptuar gjashtë masa për mospërdorimin e rripit të sigurimit, pesë sanksione për rireshtim të paligjshëm...

Kontrollet e trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.

"Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e komunikacionit në mënyrë që të rrisim sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta", thuhet në kumtesë. bsh/

Foto: MIA arkivi

Остани поврзан