Në Shkup Konferenca e 10-të vjetore rajonale për koordinim të sigurisë
- Këshilli për bashkëpunim rajonal (RCC), me përkrahje të Ministrisë italiane të Punëve të Jashtme dhe bashkëpunimit ndërkombëtar të Italisë (MAECI) dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme, e në partneritet me Qeverinë e Maqedonisë së Veriut, sot dhe nesër në Shkup e organizojnë Konferencën e 10-të vjetore rajonale për koordinim të sigurisë ("Jumbo").
Shkup, 11 nëntor 2025 (MIA) - Këshilli për bashkëpunim rajonal (RCC), me përkrahje të Ministrisë italiane të Punëve të Jashtme dhe bashkëpunimit ndërkombëtar të Italisë (MAECI) dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme, e në partneritet me Qeverinë e Maqedonisë së Veriut, sot dhe nesër në Shkup e organizojnë Konferencën e 10-të vjetore rajonale për koordinim të sigurisë ("Jumbo").
Duke e shënuar 10-vjetorin e saj, konferenca e sivjetshme e sigurisë do t'i tubojë ministrat, përfaqësuesit e lartë qeveritarë, partnerët ndërkombëtarë dhe ekspertët për siguri nga tërë Ballkani Perëndimor për të biseduar për sfidat e përbashkëta të sigurisë, bashkëpunimit rajonal dhe përtëritjes së besimit dhe rezistencës.
Fjalime përshëndetëse në konferencë do të kenë sekretari i përgjithshëm i RCC-së, Amer Kapetanoviq, zëvendës kryetar i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, i obliguar për politika të qeverisjes së mirë, Arben Fetai, zëvendës drejtori i përgjithshëm për siguri publike në Ministrinë e Punëve të Brendshme të Italisë, Stefano Gambakurta dhe ambasadori i Italisë në Maqedoninë e Veriut, Paolo Palminteri.
Siç njoftojnë nga RCC, ngjarja dyditore do të përfshijë diskutime në nivel të lartë për kontributin e Ballkanit Perëndimor ndaj Evropës më të sigurt, ripërtëritjen e besimit në institucione dhe rezistencë, përforcimin e bashkëpunimit rajonal në ballafaqimin me krimin e organizuar, korrupsionin, migrimin, dhunën e bazuar gjinore në rutat tranzite, si dhe kërcënimet kibernetike dhe hibride. bsh/
Foto: Arkiv