Në QMK punëtori për Sistemin nacional të njoftimit
- Drejtori i Qendrës për Menaxhim me Kriza (QMK), Muhamed Ali, sot zhvilloji një takim me ekspertin e angazhuar nga International Telecommunication Union (ITU), Gregor Jaenin, i cili mori pjesë në punëtorinë për hartimin e studimit për zbatimin e Sistemit nacional të njoftimit.
Shkup, 17 nëntor 2025 (MIA) - Drejtori i Qendrës për Menaxhim me Kriza (QMK), Muhamed Ali, sot zhvilloji një takim me ekspertin e angazhuar nga International Telecommunication Union (ITU), Gregor Jaenin, i cili mori pjesë në punëtorinë për hartimin e studimit për zbatimin e Sistemit nacional të njoftimit.
Siç theksojnë nga QMK-ja, pas takimit është mbajtur punëtori e organizuar në bashkëpunim dhe me mbështetje nga ITU, si pjesë e procesit për hartimin e studimit për zbatimin e Sistemit nacional të njoftimit (National Public Warning System – PWS), duke përdorur teknologjitë më bashkëkohore. ls/
Foto: QMK