• вторник, 25 март 2025

Në QKUS në Beograd janë 17 pacientë nga zjarri në Koçan, dy janë në ventilim mekanik dhe dy të operuar

Në QKUS në Beograd janë 17 pacientë nga zjarri në Koçan, dy janë në ventilim mekanik dhe dy të operuar

Beograd, 23 mars 2025 (MIA) - Shtatëmbëdhjetë persona të lënduar nga zjarri në Koçan janë duke u trajtuar në Qendrën emergjente të Qendrës Klinike Universitare të Serbisë në Beograd, dy prej të cilëve janë në ventilim mekanik, ndërsa dy i janë nënshtruar operacionit, deklaroi dr. Milan Stojiçiq, drejtor i Klinikës për kirurgji plastike dhe rikonstruktive pranë QKUS, njofton korrespondenti i MIA-s nga Beogradi. 

Stojiçiq ka theksuar se pacientët janë në gjendje të mirë dhe periudha pas operacionit është pa probleme.

"Gjendja e tyre pas operacionit është e mirë. Javën e ardhshme ndoshta do të operohen edhe pesë ose gjashtë pacientë të tjerë. Kam edhe një lajm të mirë, disa pacientë ndoshta do të mund të transferohen në repart sepse funksioni i tyre i frymëmarrjes po rikuperohet me sukses, ndërsa plagët e djegura janë të tilla që nuk kërkojnë qëndrim në Repartin e mjekimit intensiv", deklaroi ai për RTS.

Ai theksoi se te pacientët që tashmë i janë nënshtruar operacionit, procedura përfshin heqjen e indeve të devitalizuara dhe mbulimin e tyre me autotransplantim, që do të thotë se lëkura e tyre merret nga rajone të tjera dhe transplantohet në zonat e djegura.

Një pacient do t'i nënshtrohet një operacioni tjetër për rreth pesë ditë (nga krahun tjetër).

Sipas tij, donatorët e lëkurës nuk do të nevojiten për ata që do të operohen.

Lidhur me rikuperimin e atyre që i janë nënshtruar operacionit, Stojiçiq theksoi se rezultati përfundimtar zakonisht vihet re për 14 ditëve, pasuar nga një fazë rikuperimi me ndihmën e mjekësisë fizikale. mb/

Foto: MIA

Остани поврзан