• среда, 10 декември 2025

Në procesin gjyqësor për ndërtimin e objektit të ri për teatër dhe bibliotekë në Tetovë janë prezantuar dëshmitë me shkrim të Prokurorisë

Në procesin gjyqësor për ndërtimin e objektit të ri për teatër dhe bibliotekë në Tetovë janë prezantuar dëshmitë me shkrim të Prokurorisë

 Tetovë, 10 dhjetor 2025 (MIA) - Me leximin e listës me dëshmi sot në Gjykatën Themelore Tetovë vazhdoi debati kryesor në kuadër të procesit gjyqësor  pas ngritjes së aktakuzës për disa vepra penale që lidhen me ndërtimin e objektit  të ri për nevojat e teatrit dhe bibliotekës së Tetovës, për të cilën akuzohen katër persona dhe një person juridik.

Për,sot ishte planifikuar një seancë dëgjimore e ekspertëve që përgatitën një raport dhe mendim ekspertize, por kjo nuk ndodhi për shkak të mungesës së tyre, të cilën gjykatësi Elvedin Ferati e tha të justifikuar duke njoftuar gjykatën. Njëherit aiinformoi se për shkak të njoftimit të ekspertëve, nuk do të ketë seancë dëgjimore në datën e caktuar më parë, 30 dhjetor të vitit 2025, por në datën tjetër, 20 janar të vitit 2026, në orën 10.

 Në fillim të gjykimit më 25 nëntor, të akuzuarit theksuan se nuk ndjehen fajtorë.

Të akuzuar janë Sejdi Shasivari, pronar dhe menaxher i personit juridik të akuzuar nga Tetova Urban Plan Konstrashën, Haki Fazliu, atëherë drejtor i Institucionit Kombëtar - Qendra për Kulturë "Ilo Anteski-Smok" - Tetovë, Artan Arsllani, kryetar i Komisionit të Furnizimit Publik, dhe më pas ushtrues detyre drejtor i Qendrës për Kulturë, si dhe Bajram Muça, si inxhinier kryesor mbikëqyrës në një person juridik të angazhuar si organ mbikëqyrës në zbatimin e kontratës së fi=urnizimit publik nga viti 2015 - 2020. 

 Sipas Prokurorisë, i akuzuari i parë Shasivari dhe i akuzuari i dytë, personi juridik, kanë kryer një vepër penale të vazhdueshme - Shpërdorim i procedurës për thirrje publike, dhënie të një kontrate furnizim publik ose partneritet publik-privat sipas nenit 275-v të Kodit Penal. Të akuzuarit Fazliu dhe Arsllani kanë kryer një vepër penale të vazhdueshme - Shpërdorim i pozitës dhe autoritetit zyrtar, ndërsa i akuzuari Muça ka kryer vepër penale të vazhdueshme - Punë të pndërgjegjshme në shërbim.

 Fillimi i procesit gjyqësor ishte caktuar plr herë të parë më 14 korrik dhe që atëherë është shtyrë për më 17 shtator, 8 tetor dhe 25 nëntor.

Foto: MIA 

Остани поврзан