Në Mekë mbërritën më shumë se një milionë besimtarë myslimanë
- Rreth 1,4 milionë pelegrinë, sot e vizituan Mekën para festës së madhe myslimane të Kurban Bajramit.
Riad, 4 qershor 2025 (MIA) - Rreth 1,4 milionë pelegrinë, sot e vizituan Mekën para festës së madhe myslimane të Kurban Bajramit.
Pelegrinët sot shtatë herë do të bëjnë tavaf rreth Qabes, vendi më i shenjtë në islam, ndërsa pastaj do të nisen drejt Mines ku "do t'i hedhin gurë shejtanit", ndërsa pastaj do të falen në Arafat, ku besohet se profeti Muhamed ka mbajtur predikimin e fundit.
Autoritetet saudite përforcuan masat ndaj të nxehtit, ku është siguruar hije shtesë dhe tenda të klimatizuara, që të mos përsëritet situata e vitit të kaluar, ku 1.301 persona vdiqën kur temperatura e ajrit u rrit në 51,8 gradë Celsius. Këtë vit janë mobilizuar më shumë se 40 agjenci qeveritare dhe 250.000 punëtorë për ta ulur numrin e rasteve të vdekjes lidhur me të nxehtin.
Autoritetet saudite pohojnë se numri më i madh i rasteve të vdekjes vitin e kaluar ishte mes pelegrinëve të paregjistruar të cilët nuk kishin qasje në tendat dhe autobusët e klimatizuar. sa/
foto: EPA