Në Kuvend mbledhje do të mbajnë tre komisione
- Në Kuvend sot mbledhje do të mbajnë Komisioni për çështje të zgjehdjeve dhe emërimeve, Komisioni për financim dhe buxhet dhe Komisioni ligjdhënës-juridik.
Shkup, 2 dhjetor 2025 (MIA) - Në Kuvend sot mbledhje do të mbajnë Komisioni për çështje të zgjehdjeve dhe emërimeve, Komisioni për financim dhe buxhet dhe Komisioni ligjdhënës-juridik.
Para anëtarëve të Komisionit për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve janë konstatimi i propozim - vendimeve për ndryshim të Vendimit për zgjedhje të kryetarëve, zëvendëskryetrëve, anëtarëve dhe zëvendësve të tyre në komisionet e Kuvendit, të Vendimit për zgjehdje të kryetarit, zëvendëskryetarit, anëtarëve dhe zëvendësve të tyre të Komisionit për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve në Kuvend, të Vendimit për themelim të grupeve të deputetëve në Kuvend për bashkëpunim me parlamente të shteteve tëtjera dhe zgjehdje të kryetarëve dhe anëtarëve të grupeve të deputetëve të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut për bashkëpunim me parlamente të shteteve të tjera, të Vendimit për zgjehdje të shefit, anëtarëve dhe zëvendësanëtarëve të Delegacionit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Dimensionin parlamentar të Nismës Qendrore-evropiane (DP NQE).
Para Komisionit është edhe Propozim - vendimi për zgjedhje të drejtorit të Agjencisë për mbrojtje të të dhënave personale, kërkesa për realizim të shumës së të hollave gjatë largimit në pension nga ish-kryetari i Komisionit shtetëror për vendimmarrje në shkallë të dytë në fushën e mbikëqyrjes inspektuese dhe procedurës kundërvajtëse dhe konstatimi i Propozim - vendimit për shkarkim dhe emërim të kryetarit dhe anëtarëve të Këshillit për ndarje të çmimit shtetëror "Mito Haxhi Vasilev-Jasmin".
Propozimi i programit afatmesëm për formim, ruajtje, ripërtëritje dhe shfrytëzim të rezervave të mallrave për periudhën 2026 - 2030 është pika e vetme e rendit të ditës në Komisionin për financim dhe buxhet dhe Komisionin ligjdhënës-juridik.
Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi sot pas koordinimittë rregullt me koordinuesite grupeve të deputetëve, do të mbajë takim joformaë me raportuesit e Kuvendit, ku do të informojë për aktivitetet rrjedhëse në shtëpinë ligjvënëse. ab/
Fotо: МIА Arkivi