• четврток, 04 декември 2025

Në Kuvend mbledhje do të mbajnë katër komisione

Në Kuvend mbledhje do të mbajnë katër komisione

Shkup, 4 dhjetor 2025 (MIA) - Në Kuvend sot do të mbajnë mbledhje katër komisione - Komisioni për çështje ekonomike, punë dhe politikë energjetike, Komisioni për arsim, shkencë dhe sport, Komisioni për transport, transformim digjital, mjedis jetësor dhe planifikim hapësinor dhe Komisioni ligjvënës-juridik.

Para anëtarëve të Komisionit për çështje ekonomike, punë dhe politikë energjetike është Propozim ligji për ndryshim të Ligjit për mbështetje financiare të investimeve, me procedurë të shkurtuar.

Në Komisionin për arsim, shkencë dhe sport janë Propozim ligji për ndryshim të Ligjit për arsim të mesëm dhe Propozim ligji për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për arsimin fillor, që të dy në procedurë të shkurtuar.

Në rend dite të Komisionit për transport, transformim digjital, mjedis jetësor dhe planifikim hapësinor janë Propozim ligji për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për ndërtim, me procedurë të shkurtuar dhe Propozim ligji për plotësim të Ligjit për rrugët publike, në lexim të parë.

Para anëtarëve të Komisionit ligjvënës-juridik janë Propozim ligji për ndryshim të Ligjit për mbështetje financiare të investimeve, Propozim ligji për ndryshim të Ligjit për arsim të mesëm, Propozim ligji për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për arsimin fillor, Propozim ligji për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për ndëretim, të gjithë në procedurë të shkurtuar dhe Propozim ligji për plotësim të Ligjit për rrugët publike, në lexim të parë. ab/

Foto: МIА Arkivi

Остани поврзан