Në Kuvend intervista të edhe pesë kandidatëve për kryetar të KSHPK-së
- Komisioni kuvendor për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve sot do të vazhdojë me zbatimin e ntervistave të kandidatëve për zgjedhje të kryetarit të Komisionit shtetëror për parandalim të korrupsionit.
Shkup, 19 nëntor 2025 (MIA) - Komisioni kuvendor për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve sot do të vazhdojë me zbatimin e ntervistave të kandidatëve për zgjedhje të kryetarit të Komisionit shtetëror për parandalim të korrupsionit.
Komisioni për selektim të kandidatëve sot duhet t'i intervistojë Nenad Trifunovskin, Bllagica Troshanskën, Kimo Çavdar, Adem Çuçul, Feuzi Xhaferin, përderisa dje u intervistuan Vesna Dorevska, Vlladimir Naumoski, Antonio Sanev, Branko Smilevski, Valentina Todorovska.
Për pozitën u paraqitën 13 kandiddatë, ndërsa pas procesit të kryer të selektimit në Komision mbetën rreth dhjetë.
Kryetari i Komisionit për selektim të kandidatëve, deputeti i VMRO-DPMNE-së, Bojan Stojanovski dje informoi se të premten do të thirret mbledhje e Komisionit kuvendor për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve ku do të votohet kandidati pas sjelljes së vendimit nga anëtarët e Komsiionit për selektim.
"Fillimisht ishin paraqitur 13 kandidatë për këtë pozitë. Njëri kandidat i tërhoqi dokumentet, ndërsa Komisioni pas kontrollit administrativ konkludoi se dy kandidatë nuk i përmbushin kushtet. Për momentin janë dhjetë kandidatë të cilët i përmbushin kushtet. Sot fillojmë me intervistën e pesë prej tyre, ndërsa nesër do të vazhdojmë me pesë të tjerët. Dhe plani është të premten të thirret Komision kuvendor për zgjedhje dhe emërime dhe kryetari i KSHPK-së të zgjedhet pas vlerësimit të Komisionit për selektim", tha ai.
Stojanoski theksoi se pas përfundimit të intervistave të dhjetë kandidatëve, përkatësishttë enjten anëtarët e Komisionit për selektim të kandidatëve duhet të mbledhen dhe të sjellin vendim për rangimin e kandidatëve në mënyrë adekuate dhe t'i vlerësojnë secilin anëtar të Komisionit veçanërisht.
Procedura për zgjedhje të kryetarit të KSHPK-së vazhdon pas përfundimit të zgjedhjeve lokale, ndërsa Kuvendi bën zgjedhje të sërishme të të parit të antikorrupsionit pas dorëheqjes së Tatjana Dimitrovskës, e dyshuar për përzierje në rastin "Aditiv".
Për kryetart të KSHPK-së mund të emërohet personi i cili është shtetas i RMV-së dhe ka venddbanim të përhershëm në vend, të ketë aftësi afariste, të ketë të kryer arsim të lartë me së paku 300 EKTS apo shkallën VII/1 të arsimit nga fusha e shkencave juridike apo arsim të lartë me së paku 240 kredi sipas EKTS apo shkallën VII/1 të arsimit nga fusha e shkencave politikke, komunikologjike apo ekonomike, të ketë së paku dhjetë vite përvojë pune pas përfundimit të arsimit të lartë, prej të cilave së paku tetë vite përvojë pune në fushat e zbulimit apo parandalimit të korrupsionit, sundimit të së drejtës apo menaxhimit të mirë, të mos ketë të shqiptuar ndalesë për ushtrim të profesionit, veprimtarisë apo detyrës, në dhjetë vitet e fundit të mos ketë qenë deputet në Kuvend, anëtar i Qeverisë, të mos jetë donator i ndonjë partie politike apo të mos ketë kryer funksione në organe të ndonjë partie politike. ab/
Foto: Arkivi