Në komunën e Dibrës dalja deri në orën 15 më i lartë për 3 për qind krahasuar me rrethin e parë
- Është rritur përqindja e daljes në rrethin e sotëm të dytë të votimit për kryetar të komunës së Dibrës deri në orën 15, që krahasuar me periudhën e njejtë në rrethin e parë zgjedhor është më e lartë për 3 për qind.
Dibër, 2 nëntor 2025 (MIA) - Është rritur përqindja e daljes në rrethin e sotëm të dytë të votimit për kryetar të komunës së Dibrës deri në orën 15, që krahasuar me periudhën e njejtë në rrethin e parë zgjedhor është më e lartë për 3 për qind.
"Deri në orën 15 të drejtën e votës e realizuan 5275 qytetarë apo 27 për qind të tërë trupit votues. Heshtja zgjedhore kalon pa probleme, përveç që deri më tani kemi katër ankesa, të cilat i parashtruan persona të cilët nuk mund ta gjenin emrin e tyre m[ listën e vetme zgjedhore, kryesisht persona të cilët kanë mbushur 18 vjet pas afatit të caktuar kohor në mënyrë që të mund ta gjejnë veten në listën e votuesve", tha për MIA-n Rilind Hasa, kryetar i KKZ-së.
Krahasuar me rrethin e dytë zë zgjedhjeve të kaluara lokale para katër viteve, dalja është më e ulët për 2 për qind, atëherë të drejtën e votës e shfrytëzuan 5561 qytetarë.
Qytetarët të cilët i hasëm në vendvotime nuk kanë vërejtje lidhur me rrjedhën e votimit, dëshiruan gjithçka të kalojë në rendin më të mirë dhe pushteti i ri lokale të angazhohet më shumë për zhvillimin ekonomik dhe për ndaljen e largimti të të rinjve. ab/
Foto: МIА