• понеделник, 18 ноември 2024

Në Klinikën e Gjinekologjisë do të shënohet Dita Botërore e Foshnjave të Lindura Para Kohe

Në Klinikën e Gjinekologjisë do të shënohet Dita Botërore e Foshnjave të Lindura Para Kohe

Shkup, 17 nëntor 2024 (MIA) – Në Klinikën Universitare të Gjinekologjisë sot do të shënohet Dita Botërore e Foshnjave të Lindura Para Kohe. 

Në konferencë për media do të flasin drejtoresha e Klinikës së Gjinekologjisë dhe Obstetrikës, prof. Dr Irena Aleksioska Papestiev, zëvendësministri i Shëndetësisë, Jovica Andovski dhe neonatolog klinik pediatër.

Siç bëri të ditur Ministria e Shëndetësisë, në këtë ngjarje do të prezantohet statistika e re për prematuritetin dhe do të paralajmërohet furnizimi i aparatit të ri transportues për ventilim të të lindurve para kohe, vendosje të skriningut të ri falas për shtatzëna, si dhe promovim i udhëzuesit të ri për prindër të foshnjave të lindura para kohe. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s 

Остани поврзан