Në Gjykatën Themelore të Shtipit më 27 nëntor fillon gjykimi për vrasjen e shtetasit turk
- Gjykimi për vrasjen e shtetasit turk në një kafenene në sheshin e qytetit "Liria" në Shtip fillon më 27 nëntor në Gjykatën Themelore në Shtip. Gjyqtarja Julijana Nedkova është caktuar për këtë lëndë, në të cilën përfshihen pesë persona, njëri prej të cilëve akuzohet për veprën penale vrasje dhe veprën penale të posedimit të paautorizuar të armëve dhe materialeve shpërthyese, ndërsa katër persona akuzohen për veprën penale si ndihmës në kryerjen e vrasjes.
Shtip, 11 nëntor 2025 (MIA) - Gjykimi për vrasjen e shtetasit turk në një kafenene në sheshin e qytetit "Liria" në Shtip fillon më 27 nëntor në Gjykatën Themelore në Shtip. Gjyqtarja Julijana Nedkova është caktuar për këtë lëndë, në të cilën përfshihen pesë persona, njëri prej të cilëve akuzohet për veprën penale vrasje dhe veprën penale të posedimit të paautorizuar të armëve dhe materialeve shpërthyese, ndërsa katër persona akuzohen për veprën penale si ndihmës në kryerjen e vrasjes.
Prokuroria Themelore Publike-Shtip më 4 tetor 2025 njoftoi se i pandehuri i parë, një 21-vjeçar pa vendbanim të rregulluar në vend, në fillim të majit nga një person i panjohur në Shkup, në mënyrë të paligjshme ka blerë një armë zjarri gjysmëautomatike - një pistoletë të markës "FEG", kalibër 9 milimetra, me të dhëna të fshira mbi modelin dhe numrin seral. Përmes aplikacioneve mobile, ai është marrë vesh me të dëmtuarin që të takohen më 8 maj në një kafene në qendër të Shtipit, janë ulur në njërën nga tavolinat e tarracës verore të kafenesë dhe kanë biseduar për rreth 15 minuta. Në një moment, i pandehuri ka shkuar në tualet dhe menjëherë është kthyer, ka nxjerrë armën dhe ka filluar të qëllojë drejtë të dëmtuarit, duke i shkaktuar gjashtë plagë me armë zjarri nga të cilat ka ndërruar jetë.
"Tre të akuzuarit, megjithëse e dinin dhe ishin të vetëdijshëm për qëllimet e tij për ta privuar nga jeta të dëmtuarin, i dhanë mbështetje logjistike për kryerjen e veprës. Kur i pandehuri i parë mbërriti në Shkup, më 30 prill, ata i siguruan atij strehim në apartamentin që edhe ata e kishin përdorur për një kohë të gjatë më parë, ndërsa e ndihmuan që përmes personave aktualisht të panjohur, ta sigurojë armën. Në ditën e vrasjes, me një automjet që i përkiste njërit prej të pandehurve, e transportuan së bashku në Shtip. Pas kryerjes së vrasjes, me qëllim që të mos zbulohet, e thirrën të pandehurën e pestë që t'i transportonte me një makinë tjetër në pronësi të saj, kështu që të gjithë u nisën së bashku drejt Shkupit", thuhet në njoftimin e PTHP Shtip. qa/
Foto: Arkivi i MIA-s