• петок, 21 јуни 2024

Në Elbasan, gjeorgjianë shkëmbyen 40 milionë lekë të falsifikuara, paralajmërohet për kujdes edhe në qytetet kufitare të Maqedonisë

Në Elbasan, gjeorgjianë shkëmbyen 40 milionë lekë të falsifikuara, paralajmërohet për kujdes edhe në qytetet kufitare të Maqedonisë

Dibër, 9 qershor 2024 (MIA) - Dy shtetas të Gjeorgjisë, në një këmbimore në qytetin shqiptar Elbasan, kanë ndërruar 40 milionë lekë të falsifikuara, për të cilat kanë marrë 40 mijë euro.

"Policia dyshon se bëhet fjalë për një grup më të madh, për këtë arsye ka apeluar për kujdes më të madh në këmbimoret, objektet tregtare dhe stacionet e benzinës. E njëjta gjë vlen edhe për qytetet kufitare në Maqedoninë e Veriut, ku mund të ndërrohen, por edhe ku qytetarët shqiptarë blejnë mallra të ndryshme dhe pagesa bëhet me lekë, publikuan mediat. 

Pas denoncimit të pronarit të këmbimorës, policia ka arritur t'i identifikojë mashtruesit. Bëhet fjalë për shtetas gjeorgjian L.R. (49), dhe L.P. (46) për të cilët është lëshuar urdhërarrest dhe kërkohen për veprat penale "mashtrim" dhe "falsifikim i monedhave".

Sipas mediave nga kontrolli i pikave kufitare, ata nuk figurojnë janë larguar nga vendi, por për shkak të afërsisë së Elbasanit me kufirin e Maqedonisë, afër Strugës, ka mundësi që e kanë kaluar kufirin ilegalisht, me ndihmën e shtetasve shqiptarë. ls/

Foto: Komesariati i policisë Elbasa (ueb)

 

Остани поврзан