Në ditët në vijim mot me vranësira të ndryshueshme me reshje të rrëmbyeshme, nga e mërkura vende-vende me reshje përmbytëse, shtrëngata dhe erë të fuqishme
- Vijon periudhë e motit të ndryshueshëm me vranësira dhe reshje të kohëpaskohshme shiu, njofton Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike.

Shkup, 23 mars 2025 (MIA) - Vijon periudhë e motit të ndryshueshëm me vranësira dhe reshje të kohëpaskohshme shiu, njofton Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike.
Sipas parashikimit, procese më intensive priten nga mesi i javës së ardhshme kur reshjet do të jenë të rrëmbyeshme dhe të shoqëruara me shtrëngata dhe erëra të forta (mbi 60 kilometra në orë).
"Lokalisht do të ketë reshje të mëdha shiu (mbi 20 litra për metër katror në 24 orë). Deri të enjten do të fryjë erë jugore, e cila nesër do të jetë me intensitet të shtuar, ndërsa nga e premtja do të fryjë nga drejtimi verior", njofton DPHM. mb/
Foto: MIA