• петок, 12 декември 2025
Në ditën e sotme

11 dhjetor 2025 (MIA)

- Dita e Studentëve të Maqedonisë

1282. - Vdiq perandori Mihailo VIII Paleolog, themelues i dinastisë së fundit dhe rilindës i Bizantit pas okupimit latin i cili ka zgjatur 57 vite.

1803. - Lindi kompozitori francez Hektor Berlioz, romansier, krijues i veprave me ngjyra të mrekullueshme tonore. Veprat: "Simfonia fantastike", "Harolldi në Itali", "Romeo dhe Zhulieta", "Mallkimi i Faustit", "Rekviem", operat "Benvenuto Çelini", "Trojanët".

1810. - Lindi shkrimtari francez Luj Sharl Alfred de Mise. Dashuria e tij e pafat me shkrimtaren Zhorzh Sand e inspiroi për këngët më të mira dhe më impresionuese lirike "Nata", "Letra për Lamartinin". Vepra të tjera: "Rrëfime nga Spanja dhe Italia", "Me dashurinë nuk luhet" dhe të tjera.

1843. - Lindi bakterologu gjerman Robert Koh, një ndër themeluesit e bakterologjisë, fitues i çmimit Nobel për mjeksi në vitin 1905. Në vitin 1882 e zbuloi tuberkulozin, duke e hequr vellon e të gjitha sekreteve për rrezikun e sëmundjes e cila në shek. 19 i mbyste njerëzit. I gjeti edhe shkaktarët e kolerës. I ka hulumtuar tifo dhe malarjen.

1849. - Lindi Elen Kej, shkrimtare suedeze dhe pedagoge. Shkruante për edukimin e fëmijëve, për çështjet sociale dhe për lëvizjen femërore, por ishte edhe veprimtare e shquar për emancipimin e femrave. Ka shkruar një numër të madh të eseve. Vdiq më 25 prill të vitit 1926.

1882. - Në Vraclav, Poloni, lindi Maks Born, shkencëtar gjerman dhe britanik, teoriticient botëror nga sfera e fizikës bërthamore. Në vitin 1954 e mori çmimin Nobel për fizikë. Vdiq në Getingen, Gjermani më 5 janar të vitit 1970.

1885. - Lindi shkrimtari i njohur francez Emil Hercog, i njohur si Andre Moro, i cili ka shkruar romane, eseje dhe biografi romansiere. Vepra: romanet: "Nënqiejt", "Rrethi familjar", biografitë: "Bajroni", "Viktor Hygo", "Jeta e Balzakut".

1894. - Në Paris hapet ekspozita e parë botërore automobilistike ku u prezentuan nëntë prodhues.

1918. - Në Lubjanë vdiq Ivan Cankar, shkrimtar slloven dhe publicist. Veprat e tij të njohura janë: "Shërbetori Jerenej", "Mbreti i Betjanovës", "Nën kryqin" etj.

1937. - Italia u tërhoq nga Shoqata e popujve.

1941. - SHBA-ja i shpallli luftë Italisë dhe Gjermanisë

1946. - Me vendimin e Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të bashkuara u themelua Fondi ndërkombëtar i KB-së për ndihmën e fëmijëve (UNICEF). Si organizatë më fisnike e KB-së në vitin 1965 e mori çmimin Nobel për paqe. Selia e UNICEF-it është në Nju-Jork.

1972. - Austronautët amerikanë dhe anëtarët e ekuipazhit të anijes kozmike "Apolo 17" arritën në Hënë. Ky ishte misioni i fundit në kuadër të programit amerikan "Apolo".

1990. - Në Shqipëri u lejua formimi i partive politike opozitare.

1991. - Liderët e 12-të vendeve të Bashkësisë evropiane krijuan federatë me politikë të përbashkët të jashtme dhe valutë të vetme nga viti 1999.

1992. - Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara vemdos të  dërgojë 800 "helmeta të kaltër" në Republikën e Maqedonisë.

1996. - Në Manastir është mbajtur Kuvendi themelues i Lidhjes Nacionale të studentëve në Maqedoni.

2001. - Kina u bë anëtare e Organizatës Botërore Tregtare.

2007. - Në dy shpërthime paralele në Algjer humbën jetën 67 njerëz, prej të cilëve pesë persona kanë qenë të punësuar në Kombet e bashkuara. Qëllimi i njërit shpërthim ishte Zyra e UNHCR-së, ndërsa bomba tjetër ka shpërthyer në ndërtesën e Gjykatës Supreme.

Остани поврзан