Në ditën e sotme
- 1602. - Lindi fizikanti gjerman dhe shpikësi i pompës së ajrit, Oto Von Guerike. Ai demonstroi i pari vakumin në ajër.
20 nëntor 2024
1602. - Lindi fizikanti gjerman dhe shpikësi i pompës së ajrit, Oto Von Guerike. Ai demonstroi i pari vakumin në ajër.
1759. - Flota britanike e mposhti flotën franceze në gjirin Kiberon gjatë luftës shtatëvjeçare. Pas kësaj humbje Franca e humbi pjesën tjetër të Kanadasë dhe duhej të tërhiqej nga India në dobi të Britanisë.
1780. - Britania i shpall luftë Holandës, mbasi kjo përdori ushtritë e Spanjës dhe Francës ndaj rebelëve amerikanë.
1873. - Në Hungari, qytetet rivale të Budës dhe Peshtit, bashkohen për të formuar kryeqytetin e vendit.
1865. - Në Rio de Zhajnero vdiq Francisko Manoel da Silva, kompozitor brazilian. Lindi në Rio de Janeiro, më 21 shkurt të vitit 1795.
1866. - Lindi në Shkodër Ndre Mjeda, shkrimtar, veprimtar patriot, doktor i shkencave të filozofisë dhe teologjisë. Ai bashkë me të vëllanë themeloi shoqërinë "Agimi", e cila krijoi një alfabet dhe botoi një varg librash për shkollat mbi bazën e këtij alfabeti. Ai ka krijuar poemën "Andrra e jetës", shkroi vjershat "Shtegtari", "Malli për atdhe", "Gjuha shqype", "Bashkoniu!", disa shqipërime nga Gëtja, T. Grosi etj. Krijoi alfabetin që u zbatua prej shoqërisë "Agimi" me kriterin shkencor për çdo tingull një shkronjë, duke përdorur shenjat diakritike. Mjeda dha ndihmesë të shënuar në lëvrimin e gjuhës letrare. Vdiq në vitin 1937.
1894. - Vdiq Anton Grigorieviç Rubinshtajn, kompozitor i famshëm rus dhe një nga pianistët më të mëdhenj të shekullit të 19-të. Ai u bë i njohur për operën e tij "Demoni" dhe për themelimin e konservatorit të Shën Petersburgut, ku Çaikovski ishte një nga nxënësit e tij.
1917. - Një forcë britanike prej 324 tankesh godet linjat gjermane në betejën e Kambrejt në Francë. Kjo ishte beteja e parë me tanke. Në fund të kësaj beteje, ku nuk pati fitues, britanikët humbën 43 000 trupa.
1920. - Një tërmet i fuqishëm prej 8 ballësh, që goditi Tepelenën, shkaktoi 36 viktima dhe 102 të plagosur, shkatërroi 2 500 shtëpi dhe la pa strehë 15 000 njerëz.
1922. - Filloi në Lozanë të Zvicrës, konferenca për zgjidhjen e problemeve midis fqinjëve aleate të Turqisë, mbas përfundimit të Luftës së Parë Botërore.
1941. - Gjatë Luftës së Dytë Botërore, gjenerali gjerman Ervin Romel, me trupat e tij, frenoi përparimin e karrocave britanike në betejen e Sidi Rezegh.
1945. - Filloi në Nyremberg, gjyqi për krime lufte ndaj 24 udhëheqësve të Luftës së Dytë Botërore.
1962. - Presidenti Xhon F.Kenedi pranoi të heqë embargon amerikane ndaj Kubës të vënë gjatë krizës së raketave.
1973. - U nda nga jeta Nonda Bulka, një ndër shkrimtarët e parë të viteve `30, që me krijimet e tij solli kritikën e protestën e hapur kundër regjimit të Zogut, demaskimin e shoqërisë së prapambetur feudale, një qëndrim të prerë antiklerikal si dhe denoncimin e politikës imperialiste të kohës, motive këto që më pas u trajtuan pothuaj nga të gjithë autorët e rinj të viteve '30 e sidomos nga Migjeni. Disa nga shkrimet më të mira të tij janë "Vija e vdekjes", "Intervistë me Shën Pjetrin, "Kujtime tragjikomike", "Kur piqet Muhameti me Krishtin" , "Përralla abisine" , "Gjysëm ose italian" , "Mësim gjeografie", etj.
1974. - Rrëzimi i parë i një Boing-u 747 ndodhi gjatë përplasjes së një aeroplani të Lufthanses mbas ngritjes nga aeroporti i Nairobit në Kenia. Në këtë aksident gjetën vdekjen 59 persona.
1975. - Vdiq gjenerali Francisko Franko, i cili sundoi Spanjën që nga fundi i luftës civile.
1980 - Gruaja e Mao Ce Dunit, Jiang Qing, shkon në gjyq për tradhëti.
1981 - Anatoli Karpov mbron titullin e Kampionit të Botës në Shah, duke mundur Viktor Korchnoi në Itali.
1991. - Në Shkup, në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, në mënyrë solemne shpallet Kushtetuta e Republikës së Maqedonisë, e miratuar më 19 nëntor të vitit 1991.
1992 - Zjarri që përfshiu rezidencën e Mbretëreshës Elisabet në kështjellën e Windsorit shkaktoi dëme të rënda.
1995. - Komiteti i Helsinkit për të drejtat e njeriut të Republikës së Maqedonisë, u bë anëtare e plotëfuqishme e Federatës Ndërkombëtare të Helsinkit, u tha në Asamblenë Vjetore të Federatës Ndërkombëtare të Helsinkit në Stamboll.
1998. - Nga kozmodromi i Baikonur-it, Rusia lëshon modulin e parë të Stacionit Ndërkombëtar të Hapësirës.
1999. - Kina lëshon në hapësirë anijen e parë kozmike të saj pa njerëz brenda.
2006. - Vdiq regjisori amerikan Robert Altman, autor i filmave të famshëm, siç janë "MASH", "Neshvil", "Lojtari", "Kanzas Siti". Ka marrë çmimin OSKAR për vepër jetësore në vitin 2006.
2013. - Gjashtëmbëdhjetë vjeçarja Malala Jusafzaj e mori Çmimin Saharov që ndahet për lirinë e mendimit. Pakistanezja është e njohur mbarë botën për shkak të luftës së saj për arsim të vajzave në shtetin e saj ku ajo e drejtë është e kundërshtuar me dhunë nga ana e talebanëve. Në fjalimin para eurodeputetëpve, Malala është angazhuar për të drejtat e arsimit nga i cili janë privuar 57 milionë fëmijë në botë. Çmimi prestigjioz Saharov.
2013. - Në moshën 95-vjeçare vdiq biokimisti britanik Frederik Sanger, i vetmi shkencëtar që ka marrë dy Çmime Nobel për kimi.
2014. Në moshën 83-vjeçare ndërroi jetë regjisroi amerikan i filmit dhe i teatrit (me prejardhje gjermane) Majk Nikolls i cili ka fituar "Oskar" në vitin 1976 me filmin "I diplomuari" ndërsa rolin kryesor në këtë film e ka luajtuar Dastin Hofman.