Në ditën e sotme
- 1497.- Португалецот Васко де Гама станал првиот морепловец кој испловил до `Ртот Добра Надеж на крајниот југ од Африка, барајќи морски пат до Индија.
Në ditën e sotme
22 nëntor 2023 (MIA)
1497. - Portugezi Vasko De Gama bëhet i pari lundërtar që lundron rreth Kepit të Shpresës së Lirë, në kërkim të një rruge detare drejt Indisë.
1699. - Danimarka, Rusia, Prusia dhe Polonia pas fitores mbi ushtrinë suedeze nënshkruan marrëveshje për ndarjen e pronës së atëhershme suedeze.
1718. - Eduard Tiç, i njohur si pirati "Mjekër ziu", vritet në brigjet e Karolinës së Veriut.
1756. - U nda nga jeta personaliteti dhe studiuesi arbëresh Gjergj Guxeta. Më 1734 themeloi seminarin arbëresh të Palermos, qendër e rëndësishme arsimi, edukimi dhe kulture. I njohur për veprimtarinë atdhetare, arbëreshët e radhitën Guxetën në vargun e shenjtorëve.
1830. - Kongresi belg votoi për kthimin e vendit në monarki.
1899. - Lindi Vajli Post, aviator 'pionier' amerikan. Ai ishte i pari që fluturoi i vetëm përreth botës.
1902. - Në lokalet e shoqërisë patriotike shqiptare "Dëshira" të Sofjes u hap shkolla e natës për mërgimtarët tanë në Bullgari.
1908. - Përfundoi në Manastir, Kongresi i Manastirit, i cili mblodhi dijetarët shqiptarë për përcaktimin e alfabetit të gjuhës shqipe. Në kalendarin e botës shqiptare kjo datë ka hyrë si "Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe".
1916. - Vdiq shkrimtari amerikan Xhek London , i famshëm për romanet e tij "Dhëmbi i bardhë" dhe "Bisha e tërbuar"
1943. - Kryeministri britanik Uinston Çërçill, presidenti amerikan Rusvelt dhe udhëheqësi nacionalist kines Çang Kai Shek takohen në Kajro për të diskutuar mbi luftën kundër Japonisë.
1946. - Ndodhi i ashtuquajturi incidenti i Korfuzit. Dy destrojerë britanikë ndeshën në mina, ndërsa po kalonin ngushticën e Korfuzit. Njëri prej tyre u mbyt, duke shkaktuar vdekjen e 44 britanikëve, ndërsa destrojeri i dytë i dëmtuar u detyrua të largohej. Anglia i ndërpreu marrëdhëniet diplomatike me Shqipërinë dhe e ngriti çështjen në gjyqin ndërkombëtar të drejtësisë në Hagë. Konflikti midis dy vendeve zgjati deri në maj të vitit 1992.
1963. - Presidenti amerikan Xhon F.Kenedi vritet në Dallas.
1967. - Shqipëria u shpall zyrtarisht shteti i parë dhe i vetëm ateist në botë dhe në histori, në të cilin u ndalua me Kushtetutë çdo shprehje fetare. Qindra kisha u rrafshuan, të tjera u kthyen në fabrika, magazina, stalla, kinema, klube. Pothuajse të gjithë manastiret u shkatërruan ose u kthyen në kazerma ushtarake, ne emer te thirrjes monstruoze qe u mohoi shqiptareve per 40 vjet besimin fetar.
1975. - Dy ditë pas vdekjes së gjeneralit Francisko Franko, i cili kishte sunduar Spanjën që nga viti 1939, mbreti Huan Karlos bën betimin si mbret i Spanjës. Ai ishte mbreti i parë pas largimit në mërgim të mbretit Alfonso XIII, i cili u burgos në vitin 1931.
1977. - Mbas dy vjet grindjesh, "Konkordi" anglo-francez, filloi fluturimet e rregullta nga Parisi dhe Londra për në Nju Jork.
1989. - Presidenti i sapozgjedhur i Libanit, Rene Muarad, vritet në Beirutin Perëndimor, ndërsa kalonte përmes qytetit gjatë një parade për festimin e Ditës së Pavarësisë. Gjatë shpërthimit gjetën vdekjen edhe 16 persona të tjerë.
1990. - Mbas 11 vitesh në postin e kryeministrit të Britanisë, Margaret Theçer, jep dorëheqjen.
1991. - Këshilli i Sigurimit i OKB-së zgjodhi deputetin e Egjipit, Butros Gali (ish ministër i jashtëm i Egjiptit) për postin e sekretarit të përgjithshëm. Ai zëvëndësoi Havier Perez de Kuelar.
1994. - Në Shkup është formuar Shoqata midis Maqedonisë dhe Ukrainës për miqësi dhe bashkëpunim.
1996. - Një gjykatë australiane dënoi vrasësin Martin Brajant, nga Port Arturi, me burgim të përjetshëm.Ai ishte akuzuar për masakrën e 35 personave gjatë një udhëtimi turistik në Tasmani në prill të vitit 1996.
1998. - Kroacia dhe Bosnja nënshkruajnë tre marrëveshje, duke hedhur themelet përmarrëdhëniet e tyre mbas luftës në Bosnjë.
1999. - Një njeri i panjohur vret udheheqësin islamik algjerian Abdelkader Hashami. Hashami ishte udhëheqes i Frontit të Shpëtimit Islamik (FIS), organizatë e nxjerrë jashtë ligjit në Algjeri.
2000. - Presidenti palestinez, Jaser Arafat, i dërgoi kryetarit të shtetit rus, Vladimir Putinit, një letër në të cilën i kërkonte "dhënien fund të agresionit izraelit kundër popullit palestinez".
2005. - Kryetarja e Partisë Demokristiane (CDU) Angela Merkel zgjidhet kancelare e Gjermanisë. Ajo është gruaja e parë kancelare në historinë e Gjermanisë.
2007. - U hap në Shkup të Maqedonisë Instituti Albanologjik i Trashëgimisë Kulturore dhe Shpirtërore "Pjetër Bogdani".