• петок, 22 ноември 2024

Në ditën e sotme

Në ditën e sotme

19 nëntor 2024 (MIA) 

1216.- Vdiq mbreti anglez Xhoni pa tokë, djali i ri i Mbretit Henri II, i cili në vitin 1215 duhej ta nënshkruante kartën e madhe për liri të Anglisë "Magna kartu libertatum". Me Kartën është kufizuar pushteti i mbretit dhe u vendosën bazat e kushtetushmërisë angleze dhe të drejtat publike.

1735.- Lindi Xhon Adams, presidenti i dytë me radhë i SHBA-së (1797-1801). Vdiq më 4 korrik të vitit 1826.

1745.- Në Dublin vdiq Xhonatan Suift, satiriku më i madh anglez, njëri ndër kritikët më mendjemprehtë të natyrës njerëzore dhe të proceseve shoqërore. Vepra e tij më e popullarizuar, romani fantastik "Udhëtimet e Guliverit" paraqet satirë të parqitjeve politike në Britani të Madhe dhe shndërrohet në tallje të tërë species njerëzore dhe institucioneve të tij. Të njohura janë edhe veprat e tjera "Beteja e librave" dhe "Rrëfimi për fuçinë". Lindi në Dublin më 30 nëntor tpë vitit 1667.

1812.- Imperatori francez Napoleoni I urdhëroi tërheqjen dhe largimin nga Moska dhe filloi me tërheqjen nga Rusia. Invazioni i pasuksesshëm ndaj Rusisë dhe disfata në përleshjen me ushtrinë ruse nën komandën e feldmarshalit Mihail Kutuzov, e shënuan fillimin e fundit të Perandorisë së Napoleonit.

1813.- Me hyrjen në Lajpcig të armatës së aleatëve të bashkuar - Rusia, Prusia dhe Austria e përfunduan "Betejën e popujve" që zgjati tre ditë, në të cilën u mundën forcat e imperatorit francez Napoleoni I. Pas humbjes, Napoleoni u tërhoq përmes Rajnës dhe disa muaj më vonë u detyrua të abdikojë.

1859 - Lindi oficeri francez me prejardhje hebraike Alfred Drajfus, i cili në vitin 1894 është akuzuar se nga Gjermania ka nxjerrë sekrete ushtarake dhe u dënua me burg të përjetshëm.

1915. - Rusia dhe Italia në Luftën e Parë Botërore i shpallën luftë Bullgarisë.

1931. - Ka lindur shkrimtari anglez Dejvid Mur Kornvel, i njohur si Xhon Le Kare, mjeshtër i romanit modern spiunues. Veprat: "Luftë në pasqyrë", "Qyteti i vogël në Gjermani", "I dashuri, zonja, mbreti, spiuni", "Rrobaqepësi panamez", "Spiuni i pastër".

1935. - Liga e popujve votuan sanksione kundër Italisë fashiste për shkak të sulmit ndaj Etiopisë.

1937. - Vdiq fizikani nga Zelanda e Re me prejardhje angleze Ernest Raterford, fitues i Çmimit Nobel për kimi në vitin 1908, njëri nga themeluesit e teorive atomike moderne. Më shumë është marrë me radioaktivitetin natyror dhe hulumtimin fundamental në këtë sferë duke zbuluar tre lloje të radiacionit të cilët i shënoi si rrezatime alfa, beta dhe gama.

1944. - Trupat e SHBA-së zbarkuan në Ishujt Filipine. Filipinet tërësisht janë çliruar nga okupimi japonez në maj të vitit 1945. Pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, më 4 korrik të vitit 1946 është shpallur Republika e pavarur Filipine.

1954. - Është lidhur marrëveshje anglo-egjiptiane për tërheqjen e trupave britanike nga zona e Kanalit të Suezit në afat prej 20 muajve.

1957. - Republika Federale e Gjermanisë i ndërpreu marrëdhëniet diplomatike me Jugosllavinë sepse Beogradi e njohu Republikën Demokratike të Gjermanisë. Marrëdhëniet u ripërtërinë në shkurt të vitit 1968, në kohën kur shef i diplomacisë së Bonit ishte Vili Brant.

1987. - Në bursën njujorkeze "Dau Xhons" vlera e një aksioni gjatë një dite u ul në rekord 508 pikë, gjegjësisht 22,6 për qind, që është mbajtur mend ai "E hëna e zezë".

1994. - Kryeministri rus Viktor Çernomidrin i dërgoi letër presidentit Boris Elcin, në të cilën ka kërkuar të lirohet nga detyra për shkak të sëmundjes.

2001. - Të paktën 350 persona, pjesa më e madhe refugjatë irakianë humbën jetën kur në afërsi të bregut të Javës u fundos anija e mbingarkuar e cila nga Lampung, në ishullin indonezian Sumatra lundroi në drejtim të Australisë.

2003. - Në Sarajevë vdiq ish presidenti i Bosnjës dhe Hercegovinës Alija Izetbegoviq. Në zgjedhjet e para shumëpartiake në BeH Izetbegoviq është zgjedhur anëtar i Presidencës së RF BeH, ndërsa më 19 dhjetor të vitit 1990 kryetar i Presidencës të RF BeH. Ai është një nga nënshkruesit e Marrëveshjes paqësore të Dejtonit me të ka përfunduar lufta në BeH së bashku me presidentët e Kroacisë dhe Serbisë, Sllobodan Millosheviq dhe Frano Tugjman, Izetbegoviq është i lindur më 8 gusht të vitit 1952 në Shamac të Bosnjës.

2003. - Një person i panjohur në Bagdad e rrëmbeu Margaret Hasan, shefe e organizatës humanitare ndërkombëtare "Karitas". Një muaj më vonë u vra.

2003 - Papa Gjon Pali i Dytë me procesion të shenjtë që u mbajt në sheshin "Shën Pjetri" në Romë e beatifikoi, respektivisht e shpalli të bekuar Nënë Terezën, që është akti i fundit para shpalljes së saj si shenjtore.

 

Остани поврзан