Në ditën e sotme
- 17 nëntor 2024 (MIA)
17 nëntor 2024 (MIA)
- Sot është Dita ndërkombëtare e rinisë studentore.
1558. - Pas vdekjes së mbretëreshës Mary, Elizabeth I ngrihet në fronin mbretëror anglez.
1796. - Vdiq Katerina e Madhe II, perandoresha e Rusisë me origjinë gjermane.
1855. - Eksploratori skocez, Dejvid Livingstone, zbulon ujvarën "Viktoria" në Afrikë.
1869 - Mbas 10 vjet punime, hapet për lundrim Kanali i Suezit.
1888. - U nda nga jeta jeta shkrimtarja dhe publicistja shqiptare Elena Gjika, e njohur me pseudonimin Dora D'Istria. Mori pjesë gjallërisht në lëvizjen kulturore europiane, duke përkrahur nxehtësisht Lëvizjen kombëtare shqiptare. Ka lënë një varg studimesh mbi historinë dhe kulturën shqiptare.
1913. - Hapet Kanali i Panamasë. Të njëjtin ditë, një vit më vonë, SHBA-ja e shpall këtë kanal si zonë neutrale.
1913. - Kaizeri gjerman, Wilhelm, i ndalon forcat e armatosura të vallëzojnë tango.
1917. - Lenini deklarohet pro ndalesës së përkohshme të lirisë së shtypit.
1917. - Vdiq Ogust Roden, skulptori francez i statujave "Mendimtari" dhe "Puthja".
1918. - Fan Noli bëri betimin e quajtur eremitar dhe fitoi shkallën e arkimadritit. Ceremonia u zhvillua në Katedralen Ruse të Shën Nikollës.
1937. - Lordi Halifax mbërrin në Gjermani për bisedime me Adolf Hitlerin mbi çështjen e Sudetëve.
1954. - Mbas dështimit të Presidentit Mohamed Nagib, gjenerali Gamad Abdel Naser bëhet kryetar shteti i Egjiptit.
1969. - Hapen në Helsinki bisedimet midis Bashkimit Sovjetik dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës mbi kufizimin e armëve strategjike (SALT).
1970. - Anija kozmike ruse "Luna-17" zbarkon në Hënë një mjet lëvizës me tetë rrota.
1972. - Mbas 17-të vjet mërgim, ish-presidenti i Argjentinës, Huan Peron, mbërrin në Buenos Aires.
1986. - Vritet në Paris menaxheri i firmës së automobilave "Reno", Zhorzh Bes. Ai u vra nga terroristët e "Aksion direkte".
1991. - U miratua Kushtetuta e Republikës së Maqedonisë, e para pas shpalljes së pavarësisë së Republikës së Maqedonisë. Më 16 nëntor 2011, Kuvendi i Republikës së Maqedonië i shpalli 15 amandamentet për ndryshim të Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë, inicuar nga Marrëveshja e Ohrit.
1993. - Gjykatës nga 11 vende të botës bëjnë betimin në sesionin inaugurues të gjykatës së OKB-së për krimet e luftës në Jugosllavi. Ky ishte forumi i parë mbas atyre të Tokios dhe Nyrembergut, që gjykuan krimet e Luftës së II-të Botërore.
1994. - Ish-kryeministri italian Betino Kraksi dhe 74 persona të tjerë u urdhëruan të përballen me akuzat për korrupsion.
1996. - Në Republikën e Maqedonisë u mbajtën zgjedhjet e para lokale pas pavarësisë së vendit - për kryetarë komunash dhe për këshilla të 123 komunave, përkatësisht 124 me kryetarin e komunës dhe Këshillin e Qytetit të Shkupit.
1997. - Grupi më i madh militant islamik egjiptian "Al-Gama'a al islamik" vret 58-të turistë të huaj dhe katër egjiptianë në tempujt e Luksorit. Ky ishte atentati më i rëndë i kryer në Egjipt.
1998. - Në Francë një trup gjykues hodhi poshtë kërkesën e udhëheqësit veteran francez të së djathtës Zhan-Mari Le Pen, për të mbajtur ose kërkuar një zyrë publike për një vit. Kjo i dha një goditje të rëndë avenirit të tij publik.
1999. - Kili hodhi poshtë kërkesën për një miting botëror të 2000 neo-nazistëve.
2006. - Vdiq Ferenc Puskas futbollisti më i mirë hungarez në historinë e vendit.
2014. - Pas një sëmundje të gjatë në Shkup ndërroi jetë shkrimtari Aleksandar Ezhov. Ishte redaktor në shtëpinë botuese "makedonska kniga" dhe i revistës "Sovremenost". Ishte anëtar i Shoqatës së Shkrimtarëve të Maqedonisë nga viti 1958. Aleksandar Ezhov ka lindur në vitin 1928 në Prilep.