• недела, 17 ноември 2024
Në ditën e sotme

16 nëntor 2024 (MIA)

534. - Botohet Kodi i Justinianit, një koleksion veprash bazë të jurisprudencës, i hartuar me urdhër të perandorit romak lindor Justiniani i parë. Kodeksi ose Kodi Civil është një përmbledhje e përzgjedhjur e akteve ligjore të perandorisë romake. Kodi është pjesa e parë e Corpus Juris ose Trupit të Ligjit Civil, ku përfshihen edhe "Pandectae" ose pjesë kryesisht të shkurtra nga shkrimet e juristëve romakë; dhe "Institute" që përmban elemente të rëndësishme konceptuale ligjore. Të tre Librat e Corpus Juris  përbënin burimin e vetëm të referencave ligjore për gjykimin e çështjeve.  Gjatë periudhës së tij si perandor, Justiniani miratoi edhe ligje të reja të cilat u përmblodhën në një libër të katërt të Jurisprudencës,  të quajtur Novellae (të reja)

1272. - Në udhëtimin për Kryqëzatën e nëntë, princi Eduard bëhet Mbret i Anglisë pas vdekjes së Henrit III, por ai nuk do të kthehet në Angli për gati dy vjet për të marrë fronin.

1828. - Lufta Greke e Pavarësisë: Protokolli i Londrës përcakton krijimin e një shteti autonom grek nën sovranitetin osman, duke përfshirë edhe Morenë dhe Cyclades.

1895. - Lindi Paul Hindemith, kompozitor dhe interpretues gjerman i violës. Në vitin 1933 Hitleri e ndaloi muzikën e tij dhe u detyrua të emigrojë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në vitin 1939.

1907. - Oklahoma bëhet shteti i 46-të i Unionit (SHBA).

1917. - Zhorzh Klemanso bëhet kryeministër i Francës për herë të dytë.

1918. - Pas rënies së monarkisë austro-hungareze në Luftën e Parë Botërore, Hungaria shpallet republikë e pavarur.

1933. - Asambleja Kushtetuese e Brazilit i dhuron presidentit Getulio Vargos pushtet diktatorial.

1933. - Bashkimi Sovjetik dhe Shtetet e Bashkuara te Amerikes vendosin marrëdhënie diplomatike midis tyre.

1960. - Vdiq Klark Gable, aktor i njohur i filmit amerikan dhe fitues i çmimit "Oscar". Ai u bë i njohur me filmin e interpretuar prej tij "I ikur bashkë me erën". Vdiq menjëherë sapo mbaroi xhirimet e filmit "Mospërputhjet" me Merilin Monroe.

1962. - Shkupin, kryeqytetin e Republikës së Maqedonisë, e përfshiu një përmbytje katastrofale.

1965. - Vdiq burrështetasi irlandez Uilijam Tomas Kosgrejv. Ishte presidenti i parë i Irlandës nga viti 1922 deri në vitin 1932.

1973. - SHBA lëshon anijen kozmike "Skajlab 4" me tre astronautë në bord për një mision prej 84 ditësh.

1981. - Vdiq Uilliam Holden, aktor i njohur amerikan, i cili fitoi çmimin "Oscar" me filmin "Stalag 17".

1992. - Një hetim tregoi se ushtria kishte shfrytëzuar një vrasës për të rekrutuar prostituta dhe shpërndarës droge për të minuar figurën morale të Kongresit Kombëtar Afrikan të Nelson Mandelës.

1995. - Ish-kryeministri i Koresë se Jugut, Koh Tae-Woo, arrestohet me akuzën për marrje rryshfetesh.

1996. - Nënë Tereza pranon çmimin si qytetare nderi e Shteteve të Bashkuara të Amerikës

1997. - Vdiq në moshën 77-vjeçare, në një spital të Parisit, Zhorzh Marshe, udhëheqësi stalinist i Partisë Komuniste Franceze për 22 vjet.

1999. - Komisioni Europian mori masa kundër Francës për shkak të embargos të Francës ndaj mishit britanik të lopës.

1999. - Anëtarë të Lëvizjes shpirtërore kineze Falun Gong, të nxjerrë jashtë ligjit, bënë një protestë në sheshin Tienanmen, gjatë vizitës në Pekin të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Kofi Anan.

2001. - Kuvendi i Republikës së Maqedonisë i shpalli 15 amandamentet për ndryshimin e Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë, të inicuara nga Marrëveshja e Ohrit.

2006. - Vdiq Milton Fridman, ekonomist dhe fitues i Çmimit Nobel. Është i njohur si "babi i teorisë monetare". Njohuria e tij praktike është konfirmuar në rolin e këshilltarit ekonomik në administratën e presidentëve amerikan Riçard Nikson, Xherald Ford dhe Ronald Regan.

 

Остани поврзан