• среда, 26 февруари 2025
Në ditën e sotme

26 shkurt 2025 (MIA)

1531. – Në Lisbonë, kryeqyteti i Portugalisë, në tërmetin e humbën jetën mes 20 dhe 30 mijë njerëz.

1770. – Vdiq virtuozi dhe kompozitori violinist Xhuzepe Tartini, i cili vendosi risi në teknikën për luajtje dhe punimin e violinës.

1802. – Lindi Viktor Hugo, shkrimtar francez. Vdiq në Paris, më 22 maj të vitit 1885.

1808. – Lindi Onore Domie, piktor, grafist dhe skulptor francez.

1815. – Napoleon Bonaparte e braktisi ishullin Elba, i cili pas abdikimit i ishte caktuar si qëndrim i përkohshëm, dhe me një grup të vogël të ithtarëve u nis për në Paris që tza marrë pushtetin. Me këtë filloi periudha e sundimit të tij të njohur si “Një qind ditë”, të përfunduar me humbjen e trupave të tij afër Vaterlos.

1909. – Perandoria osmane e njohu aneksin austro-hungarez mbi Bosnjë e Hercegovinën.

1918. – Aeroplanët gjerman në Luftën e parë Botërore e bombarduan qytetin italian Venecia.

1936. – Adolf Hitler në Saksoni e hapi fabrikën e parë për prodhimin e “automobilit popullor” Folksvagen.

1952. – Kryeministri i Mbreterise se Bashkuar, Uinston Çurçill, deklaroi se kombi i tij ka bombe atomike dhe se do ta testojë atë në Australi.

1969. – Vdiq filozofi gjerman Karl Teodor Jaspers, krijues i ekzistencës filozofike.

1980. – Egjipti dhe Izraeli vendosën marrëdhënie diplomatike me çfarë i dhanë fund gjendjes ushtarake të ndërsjellë tridekadëshe.

1992. – Republika e Bosnjë e Hercegovinës e njohu Republikën e Maqedonisë.

2004. – Presidenti i Republikës së Maqedonise Boris Trajkovski vdiq nga rrëzimi i aeroplanit afër qytetit Mostar, Bosnjë dhe Hercegovinë.

2008. – Polonia e njohu Kosovën si shtet te pavarur.

2016. – Në moshën 81-vjeçare ndërroi jetë Niko Nestor, maqedonasi i parë i cili e kaloi me not Liqenin e Ohrit dhe kanalin La Mansh.

Остани поврзан