• среда, 26 февруари 2025

Mot i ndryshueshëm me vranësira me periudha dielli

Mot i ndryshueshëm me vranësira me periudha dielli

Shkup, 26 shkurt 2025 (MIA) - Moti sot në vend do të jetë i ndryshueshëm me vranësira me periudha dielli. Paradite në disa lugina do të ketë paraqitje të mjegullës. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare nga drejtimi juglindor. 

Temperatura minimale do të jetë në interval nga -1 deri 5, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 6 deri 12 gradë. 

 Në Shkup, mot i ndryshueshëm me vranësira, paradite në disa pjesë të luginave do të ketë paraqitje të mjegullës. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare nga drejtimi juglindor. Temperatura minimale do të bie deri 3, ndërsa maksimalja do të arrijë deri 11 gradë. 

Sipas DPHM-së, vijon periudha e motit të ndryshueshëm me vranësira me kushte për mjegull paradite nëpër lugina. Reshje lokale të shiut do të ketë të enjten, ndërsa për shkak të depërtimit të masës ajrore më të ftohtë nga veriu të dielën në male dhe në disa vende më të larta reshjet do të jenë nga bora. qa/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

Тагови

Остани поврзан