• среда, 19 март 2025
Në ditën e sotme

18 mars 2025 (MIA)

1584. – Vdiq Ivani IV, cari i Rusisë, që bëri reforma të brendshme dhe fitoi me sukses fushatat kundër tartarëve, por egërsia që e karakterizonte i dha atij nofkën "Ivani i tmerrshëm

1745. - Vdiq burrështetasi anglez Robert Volpol, kryeministër i parë britanik. Kryetar i Qeverisë ishte nga viti 1721 deri në vitin 1742.

1837. - Lindi burrështetasi amerikan Stiven Grover Klivlen, president i SHBA-së nga viti 1885 deri në 1889 dhe nga viti 1893 deri në vitin 1897.

1858. - Lindi Rudolf Diesel, konstruktor gjerman. Në vitin 1897 ai e konstruktoi motorin e parë me djegie të brendshme në parimin e vetëdjegies, i quajtur "dizel-motor". Vdiq në vitin 1913.

1869. - Lindi Artur Nevil Çembërllen, politikan dhe burrështetas britanik, lider i Partisë Konservatore.

1871. - U shpall Komuna e Parisit, revolucioni parë proletar në histori, kur klasa punëtore vendosi pushtetin dhe filloi të udhëheqë me jetën politike dhe shoqërore në Paris, i cili që atëherë kishte mbi një milionë banorë.

1913. - Në Selanik vritet mbreti grek me origjinl daneze Georgu i Parë, i cili sundoi me Greqinë nga viti 1836.

1948. - Bashkimi Sovjetik, nga Jugsollavia e atëhershme u bëri thirrje ekspertëve ushtarak, ndërsa ditën tjetër edhe civilëve, nën arsyetimin se "janë të rrethuar me armiqësi", në përpjekje që kryesinë jugosllave nën presion ta shtyejë ta pranojë kursin të cilin e imponoi Informbyroja, përkatësisht Moska.

1949. - Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre evropianë bënë të njohur planet e tyre për një aleancë, që e quajtën Organizata e Traktatit të Atlantikut Verior, ose NATO.

1959. - Havai u bë shteti i 50-të federal i SHBA-së.

1965. - Në Romë vdiq ish-mbreti egjiptian, Faruku i Parë, monarku i fundit në Egjipt. Në fron hypi në vitin 1936, ndërsa në vitin 1952 e hoqën nga froni oficerët e rebeluar, pas çka ishte i detyruar të shkojë në egzil.

1975. - Kuvendi i Tunizisë si president të përjetshëm e shpalli Habib Burgiban.

1980. - Vdiq Erih From, filozof gjerman. Në mënyrë kritike i interpretoi tezat e Frojdit dhe i analizoi arsyet e vetëlargimit dhe destruktivitetit. veprat e tij më të njohura janë "Ikja nga liria", "Shoqëri e shëndoshë" etj. Lindi në vitin 1900.

1983. - Vdiq mbreti i mëparshëm italian, Umberto i Dyti, monarku i fundit i Italisë, i cili fronin e gëzoi vetëm një muaj. U bë mbret në maj të vitit 1946, pas abdikimit të babait të tij, Vitorio Emanueli i Tretë, por edhe vetë abdikoi në qershor të vitit 1946, sepse italianët në referendum u përcaktuan për republikë.

1996. - Ambasada amerikane në Shkup filloi me dhënien e vizave.

1996. - Presidenti i SHBA-së, Bill Klinton e emëroi Kristofer Hillin për ambasador në Republikën e Maqedonisë.

2000. - Me fitoren e kandidatit të Partisë Demokratike të progresit Çen Shui Bijan, mbështetës për pavarësinë e Tajvanit nga Kina, përfundon qeverisja 50-vjeçare e Partisë naconaliste.

2003. - Presidenti irakian - Sadam Hyseini, në një nga paraqitjet e tija të rralla para opinionit, i veshur në uniformë, përmes televizionit, u kumtoi irakianëve se e hedh poshtë ultimatumin e amerikanëve që të shkojë në egzil apo të përballet me luftën.

Остани поврзан