Mot i vranët, i ftohtë dhe me erë
- – Moti do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe i ftohtë me erë mesatare deri të përforcuar veriore (mbi 60km/orë). Paradite kryesisht në pjesët perëndimore dhe jugperëndimore do të ketë reshje të shiut dhe të borës në vendet më të ulëta dhe të borës në vendet më të larta dhe në male, ku do të formohet shtresë e re e borës.

Shkup, 18 mars 2025 (MIA) – Moti do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe i ftohtë me erë mesatare deri të përforcuar veriore (mbi 60km/orë). Paradite kryesisht në pjesët perëndimore dhe jugperëndimore do të ketë reshje të shiut dhe të borës në vendet më të ulëta dhe të borës në vendet më të larta dhe në male, ku do të formohet shtresë e re e borës.
Pasdite vranësirat do të ulen. Temperatura minimale do të jetë në interval prej -3 deri 5, ndërsa ajo maksimale do të lëvizë prej 2 deri 10 gradë.
Në Shkup moti do të jetë i ndryshueshëm me vranësira me erë të fuqishme veriore. Paradite në disa pjesë të luginave do të ketë kushte për borë të lehtë. Temperatura minimale do të bie deri në 3, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri 10 gradë.
Në periudhën e ardhshme vijon periudhë e motit të qëndrueshëm me temperatura të ulëta të mëngjesit të cilat deri të premten kudo do të jenë nën zero. Temperaturat e ditës do të jenë në rritje. fc/
Fotografia: Arkivi i MIA-s